L*ftë mes dy familjeve në vend, të paktën 3 të vr*rë dhe mbi 10 persona të pl*gosur!

Një ngjarje e përgjakshme ka tronditur ishullin e Kretës mëngjesin e së shtunës, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Vorizia të Heraklionit, Greqi.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një hakmarrjeje mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.

Sipas mediave greke, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba.

Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë. Njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.

Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.

Raportohet se banorët e fshatit, në panik, po ndihmojnë vetë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.

Policia greke konfirmon se një mjet shpërthyes i improvizuar ishte vendosur në ndërtesë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima. Shpërthimi mendohet të ketë qenë shkaku që ndezi gjakderdhjen e mëngjesit në Vorizia,

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…