K*jdesuni para se te jete vone! Nga se vjen dhe çfarë është ‘SPOK’, sëm*ndja e pashërueshme që i mori j*tën Fatos Nanos

Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda dje nga jeta vuante nga një problem kronik respirator. Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike.

SPOK, (COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, por jo të shërohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të.frymëmarrjes.

Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës. Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes, janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt mbi 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK, COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.

Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë që akuzohet për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.

1- Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: ndotja e ambientit, defiçitet e α1-antitripsinës, mosha, dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

2- Cilat janë shenjat dhe simptomat që shoqërojnë këtë sëmundje?

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes (efortit), janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt > 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

Diagnoza vendoset me anë të një testi të thjeshtë që quhet Spirometri me provën me bronkodilatatore (ventoline). Çdo subjekt me moshë mbi 40 vjeç mashkull ose femër, me ose pa ankesa, i rekomandohet të kryejë këtë egzaminim. Nëse pacienti diagnostikohet me SPOK duhet të përcaktohet grada e sëmundjes, që janë A,B,C,D (stadi I,II,III,IV).

4- Cilat janë alternativat e trajtimit të kësaj sëmundje?

Duhet inkurajuar ndërprerja e pirjes së duhanit. Plani i mjekimit përcaktohet në varësi të gradës (stadit). Grada e parë nuk kërkon mjekim të vazhdueshëm, por vetëm në rast se pacienti ka ankesa.

Gradat e tjera kërkojnë mjekim më të gjatë. Mjekimi në përgjithësi konsiston fillimisht në ndërprerjen e pirjes së duhanit nga ana e pacientit dhe në përdorimin e medikamenteve që merren në formë inhalatore (në formë pompe) për një kohë të gjatë, por kjo në varësi të stadit të sëmundjes dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit (sëmundjet shoqëruese).

SPOK është një sëmundje që nëse prek një person nuk mund të shërohet më. Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit,

Related Posts

Sherr me thika mes adoleshentëve, 19-vjeçari që..

Një tjetër konflikt mes adoleshentësh ka përfunduar me përdorimin e thikës në Kuçovë. Dy të rinj janë përfshirë në një sherr, ku për pasojë ka mbetur i…

Futbollisti humb j*tën tragjikisht në fushë, dyshohet për ‘praktikë magjie’!

BURUNDI – Igiraneza Aimé Guéric, mesfushor i Les Guêpiers du Lac, një klub i divizionit të dytë në Burundi, vdiq tragjikisht pas një ndeshjeje kundër LLB Amasipiri…

Shuhet një tjetër aktor i serialit ‘Friends’, humbi Iuftën me k*ncerin

Një tjetër aktor i serialit më të famshëm komik në botë, “Friends”, ka ndërruar jetë në moshë të parakohshme. Media amerikane raporton se ka vdekur Pat Finn…

Dora e vogël që Iufton për jetën — mrekullia 24-javëshe që prek zemrat e njerëzimit

Duke u kapur pas jetës! Kjo pamje tregon një moment jashtëzakonisht prekës të një foshnjeje të lindur para kohe, vetëm në javën e 24-të të shtatzënisë, me…

Në moshën 8-vjeçare ia hoqën gjysmën e trurit — sot po bën diçka që mjekët thanë se ishte e pamundur

Në moshën vetëm 8 vjeç, asaj iu hoq gjysma e trurit — dhe kundër çdo parashikimi, ajo dëshmoi se asgjë nuk mund ta ndalë. Christina Santhouse përballej…

Mjekët i thanë “s’është asgjë serioze”, por nëna nuk u bind — e vërteta që i shpëtoi jetën bebes 9-muajshe

Nuala ishte vetëm 9 muajshe kur nëna e saj vuri re diçka të pazakontë — sytë i ishin skuqur dhe të ënjtur, dhe gjendja nuk po përmirësohej….