“SPAK të provojë se 50 milionë eurot janë zhdukur”/ Paratë e vjedhura me firmën e Ballukut të rikthehen në buxhet

Gazment Bardhi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i kërkon Prokurorisë së Posaçme të provojë se 50 milionë eurot e tenderit për Tunelin e Llogarasë janë zhdukur si pasojë e korrupsionit të Ramës dhe Ballukut. Më tej Bardhi shton se këto miliona duhet të rikthehen në buxhetin e shtetit.

Postimi i Bardhit:

Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetri. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.

Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.

Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.

Related Posts

Nuk paska qênë fare Rexhina? Kush eshte gruaja e moshuar qe çmendi dynjane ne varrimin e Nanos!

Këtë të diel, 2 nëntor, vendi ynë u zhyt në zi! Flamujt u ulën në gjysmë shtizë dhe qindra qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit, Fatos Nanos,…

Si e bindi Aneta ne v*rrin e burrit Fatos Nanon ta merrte nga Parisi, Edi Ramën, më tha..

Tiranë, 01 Nëntor 2025 – Në ditën e homazheve për ish-Kryeministrin Fatos Nano, ka dalë në dritë një rrëfim i pazakontë që hedh një dritë tjetër mbi…

E papritur! Ja çfarë i ndodhi Ballukut në v*rrimin e Fatos Nanos!

Tiranë, 01 Nëntor 2025 – Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka marrë pjesë në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve në nderim…

Lajm i madh për emigrantët/ Qeveria jep bonusin e ri, ja si të përfitoni

Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore (INPS) në Itali ka lëshuar udhëzimet e detajuara për aplikimin e një bonusi mujor prej 40 eurosh, i destinuar si mbështetje financiare…

E trishtë! Shuhet aktori i njohur, shume i dashur nga te gjithe

Aktori i mirënjohur francez me origjinë turke, Tcheki Karyo, i cili u shfaq në rreth 80 filma, përfshirë “The Bear” (Ariu) të Jean-Jacques Hanau, “Nikita” të Luc…

Rama nuk gjen qetësi, pas Ballukut një tjetër “TËRMET” në Qeveri

Tiranë– Kryetari i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, konfirmoi gjatë raportimit në Kuvend se ka nisur një procedim penal lidhur…