Situata midis Anjezës dhe babait të saj, Fatmirit që përballen në “Shihemi në Gjyq” është mjaft e tensionuar. Vetëm pak minuta më parë, Anjeza mësoi në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se kredia prej 5 milionë lekësh që ajo ka dalë dorëzanë për të atin, nuk është shlyer që në vitin 2009. Njëkohësisht, Fatmiri ka marrë një tjetër kredi prej 6 milionë lekësh, gjithashtu e papaguar.
Për këto 11 milionë lekë, banka ka bllokuar dy apartamente me një vlerë shumëfish më të madhe se kreditë. Anjeza nuk kupton si mund të ketë ndodhur kjo kur familja, e cila jeton në Gjermani, i dërgon rregullisht para Fatmirit që nuk u është bashkuar. Ajo i kërkon llogari të atit për këto para, por ai reagon me një gjuhë agresive dhe matet të godasë të bijën.
Fatmir: Do të pushosh ti? Si e ke hallin? A do të pushosh se ta fus në shpullë këtu!
Anjeza: Mirë që more shtëpitë, more lekët…
Fatmir: Do të të jap llogari ty! I kam blerë vetë shtëpitë!
Anjeza: Nuk është normale kjo, shtëpitë do t’i sjellësh!
Fatmir: Ec se ta dhashë ndonjë!
Fatmir: Mbylle gojën të thashë edhe njëherë, mbylle!
Anjeza: T’i çlirojmë këto shtëpi do t’i kalosh në emrin tim!
Sa herë që Anjeza e pyet të atin se ku kanë shkuar paratë, ai i jep të njëjtën përgjigje: “Për qejf!”/tv klan