“E vr ava për një …”, dëshmia e Bertil Alliajt për ekzekutimin e kushëririt në Selenicë

Autori i dyshuar i vrasjes në Selenicë, Bertil Alliaj është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit pas arrestimit të tij. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë.

“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – ka thënë ai përpara oficerëve të policisë.

Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes.

Njoftimi i policisë pas arrestimit:

Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë.

32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.

Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë.

Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri.

Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Shkë*moqet PD, JEP DORËHEQJEN GRUAJA E FUQISHME

Ardiana Kalaja ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Adriana Kalaja shprehet se ka marrë vendimin për shkak se do…

Edi Rama hap ‘thesin’ per pensionistët! Nuk do e besoni dot sa leke do marrin per Vitin e RI

Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jetë 100 dhe 150 mijë lekë të vjetra në varësi të pensionit të…

Tërmeti godet vendin me mijëra shqiptarë, frikë për..

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme (3 nëntor) Turqinë. Forca e lëkundjeve raportohet se kishin magnitudë 4.9 ballë dhe u ndjenë në Turqinë…

E bujshme! Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Burimet bëjnë të ditur se vendimmarrja në trupën e…

E FUNDIT! Rama nuk gjen qetësi, pas Ballukut një tjetër tronditje në Qeveri

Kryetari i SPAK, Altin Dumani konfirmoi se ka nisur një procedim penal lidhur me abuzimet me fondet e programit europian IPARD (Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për…

Lajm i trishte! Me i ri se Fatos Nano, ndahet nga jeta aktori i madh! Luajti ne kaq shume filma

Aktori i mirënjohur francez me origjinë turke, Tcheki Karyo, i cili u shfaq në rreth 80 filma, përfshirë “The Bear” (Ariu) të Jean-Jacques Hanau, “Nikita” të Luc…