U dh*nua nga policia greke/ I riu shqiptar në gjendje të rë’ndë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e 31 tetorit në zonën e “Agios Fanourios” në Greqi, ku një i ri shqiptar, Kristian Mitsi, ka përfunduar në gjendje të rëndë pas një ndalimi të dhunshëm nga policia. Sipas dëshmive të një miku që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, rreth orës 20:30, dy efektivë policie ndaluan Mitsin për mungesë dokumentesh dhe e trajtuan me dhunë ekstreme.

“E kapën me forcë, e goditën dhe e keqtrajtuan para syve të mi,” rrëfen shoku i tij.
Më pas, i riu u dërgua në komisariatin e “Agios Fanourios”, ku sipas dëshmitarit, dhuna ka vazhduar edhe brenda ambienteve të policisë.

Pak orë më vonë, Kristian Mitsi u transportua me ambulancë në spital, në gjendje shumë të rëndë me fraktura në nofull, dhëmbë të thyer dhe plagë të shumta në kokë e trup.

Policia greke pretendon se i riu “është vetëdëmtuar”, por dëshmitarët dhe familjarët e tij e mohojnë kategorikisht këtë version.

Ata kërkojnë publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, të cilat autoritetet refuzojnë t’i bëjnë publike pa urdhër gjykate.

“Më thanë se gjithçka ishte në rregull, por kur u ktheva pas një ore, pashë ambulancën që e çonte në spital. Ai më tha: ‘Vëlla, më kanë rrahur, më kanë bërë copa, më del gjak nga veshët,’” tregon shoku i Kristianit.

Familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë hetim të plotë dhe drejtësi për atë që e konsiderojnë një akt brutal dhune policore me motive diskriminuese ndaj një të riu shqiptar pa dokumente

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…