Fatos Nano e birësoi dhe nuk e ndau nga fëmijët e tij: Klajd Nano ben ghestin e madh krah Xhoanes , Sokolit e Edës!

Fatos Nano, lideri historik i Partisë Socialiste dhe arkitekti i kësaj force politike që në gjenezat e saj transformuese, është përcjell dje për në banesën e fundit, në një ceremoni që bëri bashkë personalitete të kombit shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ai mbylli sytë përgjithmonë të premten, më datë 31 Tetor, në moshën 73 vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore.

Lamtumira e tij ishte përgatitur deri në detaje, ashtu siç i takonte një politikani e lideri si Fatos Nano, me ceremonialin më të lartë shtetëror, ndërsa nuk mungoi prania e qindra qytetarëve që u mblodhën në Pallatin e Kongreseve prej orëve të para të mëngjesit e qëndruan deri pasdreke, për të shoqëruar kortezhin.

Një vëmendje të veçantë gjatë ceremonisë e ka marrë dhe një djalë shtatlartë që qëndronte gjithë kohën pranë zonjës Xhoana Nano dhe dy fëmijëve të Fatosit nga martesa e parë me zonjën Rexhina Nano, Sokolit dhe Edës.

Në hyrje dhe në përfundim të ceremonisë, ai ishte gjithë kohën pranë Xhoana Nanos dhe herë i shtrëngonte dorën e herë e mbante prej krahu, ndërsa në hollin e pritjes së bashkëpunëtorëve, miqve e qytetarëve, ai qëndronte në rreshtin e parë, përkrah Sokolit dhe Edës.

Klajd Nano, prane Edes dhe Sokolit, ne krye nena, Xhoana
Newsbomb.al mëson se ai është Klajd Nano, djali i Xhoanës nga martesa e parë dhe që u rrit në familjen e re të Fatosit.

Në vitin 2001 kur kryeministri dhe lideri historik i PS njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e parë Rexhina dhe martesën me Xhoanën, Klajdi ishte vetëm 8 vjeç dhe Fatos Nano e birësoi, duke mos e ndarë asnjë moment nga dy fëmijët e tij biologjik.

Sot, ai është 32 vjeç dhe siç duket nga pamjet, është një djalë shtatlartë dhe mjaft i pashëm.

E gjithë familja Nano ka qenë e bashkuar në ceremoninë e lamtumirë, Xhoana pranë të birit Klajdi, Sokoli dhe partnerja e tij me djalin, dhe Eda gjithashtu me të birin. Ndonëse shumë të vegjël, fëmijët kanë marrë pjesë në lamtumirën e gjyshit të tyre.

Xhoana pranë të birit Klajdi, Sokoli dhe partnerja e tij me djalin, dhe Eda gjithashtu me të birin
Newsbomb.al mëson gjithashtu, se Klajd Nano dje, më 2 Nëntor në ceremoninë e ikjes përgjithmonë të Fatos Nanos nga kjo botë, ka pasur dhe ditëlindjen. Ai ka bërë 32 vjeç dhe dy dekada e gjysmë i ka kaluar pranë Fatos Nanos./Newsbomb.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…