Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë/ Ja çfarë po ndodh pranë qelisë së Erion Velisë në Durrës

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë ku ndodhet krybashkiaku.

Mbështetësit e tij po festojnë me fishekzjarre. Ky vendimin mesaduket i ka lumturuar pa masë mbështetësit e Veliajt, ose siç e qujanë vetë ata, “Lali Eri”.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë për shkarkimin e Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë.

Në vendimin e plotë të GJK, u tha se Qeveria ka shkelur të drejtën kushtetuese të Veliajt për një proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara vendimit për shkarkim.

Gjykata nënvizon se këto janë garanci themelore që çdo organ publik duhet t’i respektojë.

Gjykata theksoi se procesi i rregullt kërkon përmbushjen e garancive procedurale të individit, të cilat përbëjnë detyrim të organeve publike që realizojnë procesin dhe në asnjë rast nuk mund të zhvendoset barra nga këto organe te individi.

Pra, vetëm marrja dijeni për datën e mbledhjes së këshillit bashkiak nuk çliron organin publik për të garantuar të gjitha detyrimet si më sipër.

Po ashtu në vendimin e GJK thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…