Sakot zaptojnë Jugun/ Njëri vëlla fushatë për bashkinë, tjetri merr miliona euro tendera brenda javës me kompaninë 2T

Ish komandanti i gardës, Gramoz Sako ka nisur zyrtarisht takimet elektorale për zgjedhjet në Bashkinë Tepelenë. Por ndërsa Gramozi kërkon votën e qytetarëve të Tepelenës për bashkinë, vëllai i tij Artani, është duke bërë kërdinë me tendera publik në Jug.

Vetëm gjatë javës së fundit kompania 2T ka përlarë të paktën 3 tendera të majmë në qytetet e jugut, një skandal që dëshmon se si pushteti është i zhytur kokë e këmbë në konflikt interesi dhe devijon paratë e taksave të qytetarëve në llogaritë e veta private.

Tenderi i parë i marrë nga kompania 2T është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes. Në tenderin me fond limit 4.25 milionë euro të zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes, kompania 2T u shpall fituese me ofertë 3.8 milionë euro edhe pse poshtë kësaj ishin tre oferta të tjera më të ulëta.

Në të njëjtën ditë që me tenderin e ujësjellësit të Lushnjes, kompania 2T mori një tjetër tender me vlerë 2 milionë euro. Ky ishte tenderi për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, i zhvilluar nga Bashkia Himarë.

Në këtë rast, 2T ishte në ortakëri me një kompani të quajtur Apis Construction, e cila është po satelit i 2T, me pronar në letra një emigrant që jeton në Itali, ndërsa pronar faktik një të afërmin e Sakove.

Në tenderin e Himarës, era e korrupsionin kutërbon haptazi teksa të gjitha ofertat e paraqitura sinjalizojnë marrëveshje të pastër koluzioni, teksa shoqëritë një pjesë e të cilave të lidhura me njëra tjetrën kanë garuar me diferenca çmimesh prej 20 mijë lekësh.

Por ende pa u tharë mirë firma në dy tenderat e Lushnjes dhe Himarës, 2T përlau një tjetër tender. Sërish në ortakëri me satelitin e saj APIS, por këtë herë në Bashkinë e Vlorës. Tenderi për rikonstruksionin e kanaleve të ujrave të larta, 2T dhe APIS u shpallën fitues për vlerën 550 mijë euro.

2 T është një lubi e fondeve publike. Në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar të paktën 100 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit duke u konfirmuar si një nga peshkaqenët më të mëdhenj të buxhetit. Ndaj tani u duhet edhe bashkia e Tepelenës./Kapitali.al

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…