Vuçiç “paralajmëron l*ftëra” në Ballkan? Presidenti serb: Cfare pritet te ndodhe me shqiptaret?

Situata e sigurisë në ballkan është seriozisht e lëkundur, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që në pohimin e bërë gjatë një mbledhjeje te qeverisë përmendi në mënyrë të veçantë gjendjen “ në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”.

“Diskutuam edhe për të gjitha aspektet e protestës së paralajmëruar më 15 mars”, shkroi ai në Instagram, teksa më herët ishte shprehur se në tubimin dhe bllokadën e paralajmëruar nga studentët Beograd ne mesin e muajut, pret që “opozita të nxisë një dhunë të madhe”.

Tubimet masive të organizuara deri më tani nga studentët në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, kanë qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente. Por kjo e nuk e pengoi Vucicin të paralajmëronte më të keqen, e të fajësonte protestat edhe për problemet ekonomike.

“U ndalëm mes të tjerash edhe te gjendja e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe dëmi që kanë shkaktuar këto ngjarje, i cili reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë”, theksoi kreu i shtetit serb.

Me bllokadat dhe protestat disa mujore, studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata, po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit mbi rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë, ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar pjesëmarrësit në protesta, si dhe ndërprerjen e procedurave gjyqësore të nisura ndaj të arrestuarve në demonstrata.

Top Channel

Related Posts

Bora Zemani flet për herë të parë, për raportin e Donaldit me Trixën: Mendova si ta shpëtoj marrëdhënien

Moderatorja e njohur Bora Zemani është e ftuara e radhës në podcast-in e Grida Dumës, dhe promoja e publikuar së fundmi premton një rrëfim pa doreza. Për…

LAJM I FUNDIT/ Ndërron j’etë i burgosuri

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur…

Shpërthen virusi vd*kjeprurës i transmetuar nga lakuriqët e natës, rrezik për p’andemi

Autoritetet shëndetësore në Indi janë vënë në alarm pas konfirmimit të tre rasteve me virusin Nipah në Bengal Perëndimor, pranë qytetit Kolkata. Të infektuarit janë një mjek,…

Ra nga krevati marinar, ndahet nga jeta vajza e futbollistit të Tiranës! Shtyhet ndeshja Flamurtari-Tirana

Vajza e futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e sotëm në kryeqytet, duke tronditur komunitetin sportiv shqiptar. Sipas dyshimeve të para…

I riu shqiptar fiton 20,000 £ për 7 minuta live në TikTok nga burgu, shokon autoritetet britanike

Një shqiptar i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, Eugert Merizaj, ka arritur të fitojë rreth 20 mijë paund brenda vetëm 7 minutash përmes një livestream-i në TikTok,…

Rama në Izrael për diplomaci politike dhe historike, takim me Netanyahun dhe fjalim në Knesset

Jerusalem, 25–27 janar 2026 – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Izrael, ku fokusi kryesor do të jetë forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe…