E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka ishte numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, e cila bëri një parashikim për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues.
Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin.
Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo”, theksoi Gjika duke vijuar me parashikimin e detajuar për secilën shenjë.
Dashi
Ky muaj ju jep mundësi të mira, kush merret me letërsi do të ketë hapësira dhe mundësi të jashtëzakonshme. Dashit i pëlqen arti, në përgjithësi janë njerëz me shpirt artistë. Përgjatë këtij muaji do keni pak probleme në anën sentimentale, disa pengesa nga e kaluara ose mund të keni disa konflikte të vogla. Gjithashtu flirte të reja do të keni, por kujdes, qëndroni më këmbë në tokë, mos premtoni shumë! Dikush që ka ëndërrruar një punë të re, do gjejë stabilitet.
Demi
Do keni rregullime në anën ekonomike, do bashkëpunoni me shoqëri dhe do keni shumë kontrata. Ju dini ta përdorni gjuhën se jeni filozof. Keni pak konflikte në raport sentimental, do mungojë disi toleranca për Demin gjatë ketij muaji, do ngeleni pak të menduar, por nuk do ju pëlqejë lufta dhe do shtroheni. Në anën e punës do jetë një muaj me lëvizje dhe udhëtime. Gjatë kësaj periudhe do keni flirte nëse jeni beqar. Kujdes me shpejtësinë e makinës!
LEXO EDHE : Telashe dhe probleme në karrierë, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të përballen me sfida gjatë Nëntorit
Binjakët
Do ndiheni pak të plogësht në punë, do ju duket sikur do ju humbasë siguria, por kjo do ju japë shumë krahë që të ndryshoni pozicionin, dhe kjo mund t’ju vijë surprizë, pak e vonuar, por do ju vijë. Sa i takon anës sentimentale jeni pak kokëfortë, pasi nuk do ndjeheni mirë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke qenë se do të keni Mërkurin ballë për ballë. Nga ana e shëndetit do të jeni mirë, nuk do keni probleme.
Gaforrja
Ndodheni në pozicion të shkëlqyer! Nëse në punë keni pasur disa momente të dyshimta dhe të mërzitshme, do ngriheni dhe do bëheni pishman për stresin që keni kaluar. Kujdes duhet të ketë Gaforrja, por dhe Dashi e Virgjëresha, pasi jeni të implikuar me thashetheme. Anashkalojini, mos i jepni rëndësi, pasi janë thjesht flluska në ajër. E vërteta do dalë në dritë dhe do kuptohet kush jeni ju. Në fushën sentimentale keni një rikthim nga e kaluara, një ish i yti do shfaqet ose do t’ju dalë përpara dikush që ju e keni menduar dikur ose e keni dashur dikur. Sa i takon anës ekonomike do jetë në ngritje.
Luani
Jeni pak nervoz në këtë periudhë, por punës do i jepni shumë prioritet. Ata që merren me shkrime dhe botime, do kenë një “ndriçim” fjale, do kenë sukses dhe sharm. Luani ka një zakon që duhet t’a heqë, shpesh herë e ka mendjen tek e shkuara. Nëntori do të jetë dinamik për Luanin, me ngritje në detyrë dhe me udhëtime profesionale. Keni nevojë shumë për tokëzim me natyrën, duke qenë se ndihet mungesa e tokës në këtë periudhë, ndaj shenjat e zjarrit ndjehen pak të vobekta. Kështu që lidhuni me tokën, ecni, ushqehuni me prodhime toke, por kujdes me mbipeshën!
Virgjëresha
Me një kapërcim të jashtëzakonshëm jeni katapultuar në punë dhe karrierë, me përgjegjësi të mëdha. Por kujdes, keni edhe shumë goditje! Mos pyesni asnjë njeri, do i kapërceni vetë, sepse keni shumë kurajo. Virgjëreshat shquhen për krenarinë dhe vetëbesimin e tyre, mos pyesni shumë të tjerët pasi dini gjithmonë si të merrni vendimin e duhur. Nga ana sentimentale keni pak grindje, vazhdoni në rrugën tuaj dhe lërini gjërat të rrjedhin normalisht. Ana ekonomike do jetë shumë mirë, por kujdes se mund të goditeni aty ku nuk e prisni.
Peshorja
Muaji për Peshoren do të nisë me disa vështirësi, por do e merrni veten nga fundi i Nëntorit, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit, duke bërë kontrata të reja pune, duke bërë udhëtime profesionale që do ju vlejnë shumë, sidomos ata që merren me krijimtari. Në fushën sentimentale kemi një entuziazëm të jashtëzakonshëm, kemi një anë erotike harmonike, sa të qetë dhe të ëmbël.
Akrepi
Na pret një muaj i bukur, do i shohim gjërat më kthjellët, prioritet i jepet Akrepit, lum ata që janë të lidhur me Akrepët, ai bëhet më dinamik, më seksual. Kemi ide të mrekullueshme tek Akrepi në këtë periudhë, nëse ka qënë neglizhent dhe i pavendosur tani kemi një stabilitet. Mërkuri në datën 29 kalon tek Shigjetari ku i jep liri fjalës, të drejtës, të pastrës dhe së bukurës.
Shigjetari
Ndihet pak i plogët në mendime sepse është i trazuar. Ata që merren me krijimtari e kanë një periudhë të përsosur të gjithë Nëntorin. Nëse keni një projekt tani bëjeni, jeni në momentin e duhur! Ana sentimentale është e stabilizuar, nëse keni lidhje me shenjat e tokës ka pak trazime, nëse ke lidhje me Akrepin do të jetë një periudhë shumë e bukur, shohim një Shigjetar që fluturon.
Bricjapi
Jeni në një periudhë shumë dinamike me jetën tuaj, keni shumë mendime dhe sugjerime nga të tretët, por pyesni veten tuaj dhe instiktin tuaj, pasi do ju udhëhiqte shumë më mirë sesa të pyesnit të tjerët. Sa i takon fushës ekonomike-financiare është një muaj i mbarë për ju, kush punon që ka të bëjë me paratë në bankë apo në marketing, do ketë një periudhë të artë, shumë të mirë.
Ujori
Jeni futur në një balancë të vogël për disa gjëra që janë të prapambetura. Kush ka pasur punë me dokumente, bashkim familjar, shkolle, do stabilizohen. Dikush fillon një punë të re, dikush realizon një ëndërr… Kur Mërkuri është tek Shigjetari, i jep një liri të fortë të fjalës dhe mendimit shumë shenjave të zodiakut. Do dëgjojmë këtë vit për Ujorët, tani është momenti i tyre, nuk do rrinë nën hije.
Peshqit
I kanë gjërat në terezi, për ta punojnë të tjerët, janë më me fat në këtë drejtim. Mërziten kot, shpesh herë qajnë, do ju bënin mirë udhëtimet. Jeni në një pozicion të mirë dhe gjatë gjithë periudhës keni vetëm stabilizim. Në fushën sentimentale nëse ke të bësh me Shigjetarin do të jeni akoma më mirë, por mos e ngacmoni shumë atë, lëreni rehat se është ambicioz. Nëse ke të bësh me Gaforren do të jesh mirë, nëse ke të bësh me Akrepin do ngacmohesh, nëse ke të bësh me Dashin, këtu ke konflikte shumë të forta.