Juristi i njohur bën thirrjen e FORTË, lironi Erion Velinë, përpara se t’ju detyrojë …

Nga Kreshnik Spahiu

SPAK ose GJKKO duhet të ndryshojnë masën e arrestit me burg për Erion Velinë, për disa arsye ligjore dhe kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ka kthyer në detyrë kryetarin e bashkisë, Erion Veliajn. Automatikisht edhe dekreti i Presidentit për zgjedhjet mbetet në fuqi, duke lënë të kuptohet se Erion Veliaj do të jetë në detyrë deri në qershor 2027.

Në këto kushte, a mund ta drejtojë ai Bashkinë e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit?

Ligjvënësi ka parashikuar në Kodin e Procedurës Penale masën e arrestit me burg si masë ekstreme shtrënguese, e cila përdoret vetëm kur të gjitha masat e tjera konsiderohen të paaplikueshme.

GJKKO duhet të ndryshojë masën e sigurimit për disa arsye juridike:

1. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka krijuar rrethana të reja ligjore dhe juridike, të cilat lidhen me ushtrimin e detyrës dhe të drejtave kushtetuese.

2. Ky vendim është bazë juridike për Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg që ta konsiderojë arrestimin si masë të papërshtatshme, njësoj si në rastin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Për më tepër, Erion Veliaj është i zgjedhur nga populli.

3. GJKKO ka një praktikë të mëparshme me Sali Berishën, ku pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese masa e sigurisë u ndryshua nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje”.

4. GJKKO ka sërish një precedent penal me të njëjtin personazh politik, ku pas kalimit të dosjes për gjykim, i pandehuri nuk mund të dëmtojë më provat apo të pengojë hetimin.

5. Gjykata duhet të vlerësojë se Erion Veliaj nuk paraqet më rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka arsye të arratiset nga Shqipëria.

6- Ashtu si shumë deputet apo zyrtarë që hetohen të lirë, edhe Erion Veliaj mund të gjykohet pa pranga.

Të gjithë mund të jemi politikisht kundër Erion Veliajt, por sot të gjithë duhet të jemi juridikisht pro tij, si mundësi që Shqipëria të tregojë se ka institucione dhe gjykata që janë garante të Kushtetutës.

Larg çdo egoje profesionale, gjykatat shqiptare duhet ta lirojnë sot Erion Velinë për të ruajtur integritetin e tyre institucional.
Unë do të këshilloja çdo gjyqtar ta lirojë sot, sepse do të ishte më dinjitoze që prangat t’ia heqë Shqipëria, e jo Gjykata e Strasburgut.

Lirimi i Erionit është vetëm çështje kohe…

Related Posts

Iliri e ofendoi dhe s’la gjë pa i thënë, Juxhin bënë gjestin që askush nuk e priste dhe fiton zemrat e publikut!

Një situatë e cila për pak u gjenerua në një sherr fizik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5”, mes Ilir Vrenozit dhe…

Aksident tron dites në vend! Përplasen dy makina, 4 persona thuhet se…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku janë përfshirë dy…

Shuhet 27-vjeçarja/ Zbulohet se çfarë kishte PUBLIKUAR në rrjete sociale para se..

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv dhe rrjetet sociale në Rumani, pas ndarjes nga jeta të influe ncueses dhe fotografes së futbollit Mălina Maria Guler,…

Lajm i keq për ata që kanë Euro/ Monedha europiane pëson..

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut në javët e fundit të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këtë javë monedha europiane po…

“Ndryshime dhe ndarje”, Meri Gjini tregon çfarë sjell gjysma e parë e vitit 2026 për shenjat e horoskopit

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit, e cila ka folur edhe për nisjen e vitit 2026. Ëndrrat në këtë periudhë të vitit kanë më shumë…

Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit të makinave, ja si do të vlerësohen mjetet që hyjnë në shtetin tonë

Qeveria ka ndryshuar rregullat se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve që futen në Shqipëri. Udhëzimi nr. 26, datë 17 dhjetor 2025, i…