Cfare po e tremb Edi Ramën? Del tenderi s*kret për makinën e blinduar 600 mln Lekë! Kush eshte ‘Miku’ qe po ia ben gati

Avni Ponari, jo vetëm që bën sigurimin e makinave, por importon edhe vetë mjete me anë të një kompanie që e krijoi më 2017. Këtë vit, oligarku i sektorit të sigurimeve ka marrë një kontratë të rëndësishme nga komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci! Duhet sjellë një makinë e blinduar për sigurimin e kryeministrit Rama gjatë lëvizjeve të tij në rrugë tokësore. Në kontratë nuk përmendet emri i kryeministrit, por kuptohet, se një makinë e tillë që nuk është blerë ndonjëherë në Shqipëri, nuk mund të jetë për ndonjë personalitet tjetër.

Tenderi me tre lote, u nis më 11 mars 2023, nga ish-komandanti Onuzi që largua duke i lënë vendin Zerecit. Ky i fundi i ka fimosur kontratat më 27 tetor 2025. Për lotin 3, që ka për objekt super makinën, është paracaktuar kompania e Avni Ponarit. Lloji i prokurimit është “Procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”. Nga ana tjetër, duke qenë se flitet për sigurinë e udhëheqësit, tenderi është bërë sipas rregullave të prokurimit të fushës së sigurisë. Më konkretisht, është një tender sekret, ku ftohen kompani të caktuara. Megjithëse në këto procedura duhen ftuar të paktën dy opeatorë pjesëmarrës, Zereci ka thirrur vetëm Avni Ponarin. Tashmë kontrata është firmosur dhe pritet të vijë makina.

Sipas dokumenteve, afati për dorëzimin e mjetit është 2 vjet. Kjo do të thotë se mjeti special po bëhet me porosi nga fabrika dhe do të jetë unik.

E ku mund të gjendej njeri më i besuar se sa Avni Ponari për të sjellë një makinë për sigurinë e kryeministrit?! Prandaj tenderi është bërë me një pjesëmarrës, Avni Ponarin, me një ofertë dhe është mbajtur në mënyrë sekrete.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin e Gardës së Republikës Loti III: “Automjet 4X4 (S2) për eskortat e grupeve të shoqërimit të Personaliteteve të Lartë Shtetërore-”, me fond limit prej 49,500,000 lekë pa TVSH ose 498,640.07 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë më datë11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë). Në fakt Euro tani ka rënë, por ky është një problem tjetër, që ka të bëjë me datën e referencës.

Pasi është bërë pazari, është telefonuar zyra e Avni Ponarit për të lidhur kontratën përmes firmës “ALTO” shpk. Në këtë kompani, Ponari ka 80% të aksioneve, ndërsa zyrat janë në të njëjtën seli me kompaninë e sigurimeve “Sigal”.

Sipas dokumenteve, vlera totale përfundimtare e kontratës është 49,200,000 lekë pa TVSH, ndërsa me TVSH shifra e fiksuar mes palëve është 59,040,000 lekë.

Ndërkaq, dy lotet e tjera janë për 2 mjete me vlerë më të vogël. Për Loti II: “Automjet 4X4 (S1) për eskortat e grupeve të shoqërimit PLSH-ve”, fondi limit është 21,000,000 lekë pa TVSH ose 211,544.27 Euro pa TVSH (sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë datë 11.03.2025, ku 1 euro = 99.27 lekë).

Edhe kjo kontratë është fimosur më 27 tetor 2025. Komandant Zereci këtë tender ia ka dhënë kompanisë “Porsche Albania” shpk me vlerë totale përfundimtare të kontratës 23,832,000 lekë me TVSH.

Ndërsa Loti i parë është një automjet SUV për drejtorinë për sigurinë e PLSH-ve, me fond limit prej 96 mijë euro.

Tani jemi të qetë se me këto makina, udhëheqja do të jetë e sigurtë ndaj cdo rreziku.

©?Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016,

Related Posts

Momenti kur lojtarët mësuan se trajneri i tyre, ish-futbollisti i Tiranës nuk ia doli dhe humbi jetën (Video)

Trajneri serb i futbollit, Mladan Zizoviç, vdiq në moshën 44 vjeç, në mes të ndeshjes midis Mladost nga Lucan dhe Radnicës 1923 në kampionatin serb të futbollit….

Tro*ditese ne vend! Burri rr*h ba*barisht gruan dhe e fut ne koma ne shtepi per 5 dite, e shkreta vd*s me pas ne spital

Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyteti i Vlorës. Mësohet, se Hati Deliaj 64 vjeçe, u dërgua në spital më 3 gusht…

Tro*ditet publiku shqiptar, Neda me lot ne sy konfirmon ndarjen nga vellai i Belindës

Ditën e djeshme, në rrjetet sociale dhe në mediat rozë qarkulloi lajmi se Neda Balluku ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku. Pikërisht këto lajme…

U konvertua ne Muslimane! Vajza e Niko Peleshit shtang shqiptaret me fjalët

Aleksia Peleshi, vajza e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka surprizuar publikun me ndryshimin e saj rrënjësor, duke rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame. E…

Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të M*HNITSHME

Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni…

Vr asja e të miturës shqiptare në Itali, motra e viktimës reagon pas dënimit të autorit: Derra, ai do të dalë 30 vjeç nga burgu dhe…

Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën…