Na pret një dimër… Metereologia jep al*rmin: Gëzojuni Nëntorit, ja cfare do ndodhe ne Dhjetor

Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë. Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore. Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.

Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.

“Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik. Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”

Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.

“Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu. Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…