Ngjarje tronditëse në vend/ Burri e fut gruan 5 ditë në koma në shtëpi pa bukë e ilaçe, ndërron jetë në spital

Një histori tronditëse vjen në emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyteti i Vlorës. Mësohet, se Hati Deliaj 64 vjeçe, u dërgua në spital më 3 gusht 2024, në gjendje shoku pa ndjenja, me shenja dhune në trup dhe pa ushqim për disa ditë.

Sipas denoncimit të vëllait të saj në emisionin “Stop”, ajo ishte rrahur barbarisht nga bashkëshorti, Engjëllush Deliaj, 71 vjeç.

Veç kësaj, viktima është mbajtur e mbyllur në shtëpi për pesë ditë, derisa gjendja është rënduar shumë. Në ditën e gjashtë, e ndjera vdiq në Spitalin e Vlorës.

“Me kunatin ashtu i kishim marrëdhëniet, pothuajse të acaruara. Nuk kanë fëmijë. Kanë jetuar në Itali, në vitin 2020 e ka dhunuar. Dhunë fizike dhe psikologjike të tmerrshme.

Është shtruar edhe në një qendër rehabilitimi atje. Madje nuk thashë dhe atë më kryesore, ky i ka deponuar djalit të xhaxhait që ka dy vite pa vënë gjë në gojë, mbas ardhjes në spital.

Fillimisht ne jemi njoftuar jo nga ish-bashkëshorti i motrës, por nga një kushërira jonë, të cilën e kishte marrë në telefon dhunuesi i motrës.

Ky e merr në telefon kushërirën tonë dhe i thotë Hati është duke vdekur. Nuk e di se si e mori me çfarë kurajo. Ajo e merr motrën në telefon dhe i tregon situatën.

Motra në moment e merr Hatin në telefon, por ajo nuk përgjigjej, as nuk fliste, vetëm dridhej. Gojën hapur dhe dridhej komplet. Kisha shenja në sy, në qafë, në mjekër, nëpër krahë dhe nëpër gjunjë. Si është e mundur që e dhunon në atë farë feje dhe e mban pesë ditë në shtëpi, që të vdiste atje në shtëpi dhe ta paraqiste si një vdekje natyrale. Si është e mundur?! I bënë terapi intensive nga më të ndryshmet. Madje diabeti ishte 670.

Nuk kishte marrë as mjekime. I bënë analizat, skanerin në spital dhe asnjë lloj reagimi. Nuk fliste fare. Organet e saj kanë qenë jashtë funksionit. Nuk kishte ngrënë dhe as kishte pirë që nga momenti i dhunimit. Dhunimi i tij ka qenë me destinacion vdekjen. Ka qenë me paramendim të artë. Ditën e nesërme ka qenë ora 23:00, mbaroi gjithçka. Dha shpirt motra ”, thotë i vëllai i viktimës.

Megjithë provat, Prokuroria e Vlorës, nën drejtimin e prokurores Aurora Hajro, ka ngritur ndaj 71-vjeçarit vetëm akuzën për “dhunë në familje”.Në aktin e ekspertimit mjeko-ligjor, thuhet se gruaja është dhunuar me mjete prerëse pesë ditë para vdekjes, por kjo pistë, nuk është hetuar më tej.

Sipas prokurorisë, shkaku i vdekjes është një infarkt i miokardit, ndërsa bashkëshorti pretendon, se gruaja “ra nga shkallët”.Në dosjen hetimore mungon analiza për ushqimin, ujin dhe ilaçet e diabetit, që sipas ekspertëve, bashkë me mungesën e ndihmës dhe dhunën fizike mund të kenë shkaktuar ndalimin e zemrës.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…