Qeveria merr vendimin per te na hequr ‘paranë kesh’! Vjen lajmi i fortë per njerezit dhe bizneset, ja sa leke mund te mbani

Në paketën fiskale të vitit 2026, qeveria synon të reduktojë përdorimin e parasë cash në ekonomi, përmes uljes së vlerës së lejuar të transaksioneve me para në dorë dhe vendosjes së detyrimit për pajisjen e bizneseve me terminale “POS” për pagesat me kartë.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për procedurat tatimore parashikojnë uljen e pragut për pagesat në cash ndërmjet bizneseve nga 150 000 lekë në 100 000 lekë. Po ashtu, do të vendoset për herë të parë një kufi prej 500 000 lekësh për transaksionet me para në dorë ndërmjet individëve dhe të vetëpunësuarve apo tregtarëve, bazuar në praktikat ekzistuese dhe eksperiencat e vendeve të tjera.

Sipas të dhënave të gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, përdorimi i parasë në dorë mbetet i lartë në ekonomi. Rreth 46.4% e faturimeve ndërmjet bizneseve dhe 9.7% e vlerës së transaksioneve kryhen ende në cash, pavarësisht kufirit ligjor aktual. Ndërkohë, në marrëdhëniet midis bizneseve dhe individëve, 90.6% e faturimeve dhe 64.2% e vlerës së transaksioneve vazhdojnë të realizohen me para në dorë.

Për të adresuar këtë situatë, autoritetet fiskale propozojnë që çdo tatimpagues të pajiset me terminal POS në çdo pikë shitjeje, sipas afateve të përcaktuara në ligj. Përjashtim do të kenë subjektet që operojnë në zona pa mbulim interneti, ata që janë të përjashtuar nga lëshimi i faturës, si dhe individët e vetëpunësuar që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe kanë vetëm një vendndodhje të aktivitetit.

Sipas projektit, strukturat akomoduese, sektori i transportit dhe institucionet publike duhet të instalojnë terminalet POS deri më 30 maj 2026, ndërsa të gjitha bizneset e tjera deri më 31 dhjetor 2026. Këto afate synojnë të japin kohë të mjaftueshme për përshtatjen me detyrimet e reja dhe për lehtësimin e procesit të zbatimit.

Në mbështetje të kësaj nisme, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa për të ulur kostot e transaksioneve bankare dhe për të nxitur përdorimin e POS-ve. Ndër to përfshihet ofrimi falas për 12 muaj i terminalit POS nga MasterCard, duke filluar nga 1 maji 2026, si dhe zbatimi i rregullores europiane “Interchange Fee Regulation”, që synon të kufizojë tarifat bankare.

Sipas institucioneve financiare, këto masa do të kontribuojnë në rritjen e pagesave elektronike, formalizimin e qarkullimit të parasë dhe uljen e evazionit fiskal. /Skyweb.al

Related Posts

Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bëhet viral me shqiponjën shqiptare, flet i riu shqiptar që shkrepi foton

Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu…

ZBULOJENI! Marrëveshje e re mbrojtjeje mes Shqipërisë dhe Italisë, ja për çfarë bëhet fjalë

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Italinë, një hap që synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve në…

E BUJSHME! Dalin pergjimet! Kush eshte deputeti i njohur i PD që u ‘ble’ nga Belinda Balluku: E kemi qytetar foli mire se

Në dosjen hetimore të SPAK për Belinda Ballukun, e cila është nën hetim për tunelin e Llogarasë del edhe emri i ish deputetit të Partisë Demokratike në…

Keni plane për fundjavën? Vjen kthesa e madhe, pregatituni

Mëngjesi i së mërkurës ishte i freskët, pavarësisht se dielli ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat maksimale sot…

“Ba hajde se kam fr*kë”, historia sh*kuese e varrmihësit në Tiranë: Dëgjoja të qarën e një fëmijë ne v*rr, kur afrohesha

Astriti, i cili punon si varrmihës, ka treguar një histori të çuditshme që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij. Ai tha se ka dëgjuar të qara…

“Ai ku*va më k*rcënon me SMS”, Rama kerkoi mbledhjen urgjente, do shtangeni si u shfaq Balluku

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur pasditen e sotme pas publikimit të përgjimeve nga SPAK, ndërsa ndaj saj është ngritur zyrtarisht akuzë për “shkelje të barazisë në tendera”,…