Keni plane për fundjavën? Vjen kthesa e madhe, pregatituni

Mëngjesi i së mërkurës ishte i freskët, pavarësisht se dielli ka mbizotëruar në pjesën më të madhe të territorit. Meteorologia Tanja Porja thotë se temperaturat maksimale sot nuk pritet të tejkalojnë 22°C, ndërsa kushtet e kthjellëta do të vijojnë gjatë gjithë ditës.

Sipas saj, dita e enjte sjell një ngrohje të lehtë të mëngjesit, rreth 2°C më shumë se e mërkura. Në zonat malore veriore temperaturat do të ngjiten në 3°C, ndërsa në kryeqytet dhe përgjatë bregdetit priten 11–14°C. “E enjtja sjell një rritje të lehtë, për shkak të qarkullimit të masave ajrore nga verilindja dhe lindja e kontinentit”, shpjegoi meteorologia.

Ndërsa e premtja pasdite pritet të sjellë më shumë vranësira dhe mundësi të pakta reshjesh vetëm në zonat kufitare verilindore. Nga e shtuna, moti ndryshon dukshëm. “Do të ketë reshje të pakta dhe afatshkurtra, ndërsa e diela do të ketë rrebeshe më të shpeshta në pothuajse të gjithë vendin, të cilat vazhdojnë edhe të hënen”, tha Porja.

Temperatura rritet ndjeshëm të dielën deri në 24°C, por nga e hëna, vlerat maksimale bien me të paktën 3–4 gradë, për shkak të kthimit të qarkullimit ajror nga veriu dhe veriperëndimi, theksoi Porja. Reshjet do të vijojnë edhe të hënën, ndërsa në zonat malore mbetet i hapur edhe skenari për rikthimin e reshjeve të dëborës.

Related Posts

Miratohet Akti Normativ i Fundvitit, 15 mijë lekë bonus për familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe! Përfitojnë rreth 148 mijë qytetarë

Këshilli i Ministrave ka miratuar Aktin Normativ të Fundvitit për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2025. Nga ky akt normativ do të shperndahet një bonus prej…

Shifra rekorde, çmimi i arit prek vlerën më të lartë ndonjëherë

Çmimi i arit ka arritur një tjetër rekord, duke u tregtuar mbi 4,400 dollarë për ons për herë të parë. Çmimi i metalit të çmuar është rritur…

Kujdes, super radarë të rinj prej sot janë aktivizuar në rrugët e Serbis, këto janë gjobat

Super radarë të rinj stacionarë janë instaluar përgjatë rrugëve në të gjithë Serbinë dhe nga sot (e hënë) kanë hyrë zyrtarisht në funksion. Shoferët do të ndëshkohen…

Gjendet i vd*kur Shemi i grupit “Ilirët”

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”, është gjetur i vd ekur. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të Gazetës Online Reporteri.net. Ende nuk…

“Po më vr*t ishi!”/ 34-vjeçarja vr*tet nga ish-partneri! Telefonoi policinë por ai i mori telefonin dhe…

Në një ngjarje të trishtueshme dhe shkatërruese, një grua ka humbur j etën pas një akti të dhunshëm nga ish-i partner i saj, i cili e kishte…

PAMJE nga momenti kur dh*nohen dy policët në Vlorë

Mesditën e sotme, Policia është njoftuar për një konflikt në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë. Në përplasje janë përfshirë punonjës të INUV dhe…