Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bëhet viral me shqiponjën shqiptare, flet i riu shqiptar që shkrepi foton

Zohran Mamdan, kryetari i ri i Bashkisë së New York-ut shfaqet me shqiponjë. Janë këto fotografi që po kthehen virale në internet, të shkrepura nga i riu me origjinë shqiptare, Erzen Gashi.
“Ka shokë shqiptarë, e ka parë që bëjnë shqiponjën ashtu edhe djali që është në foto me të i ka thënë a po e bëjmë shqiponjën për një foto? Edhe ashtu e ka lëshuar vetë”, u shpreh fotografi Erzen Gashi. Shiko videon me poshte!

37-vjeçari i lindur në Slloveni, i rritur në ShBA, por me babin nga Kosova dhe mamin nga Mali i Zi tregon për Top Channel takimin e Mamdan gjatë fushatës elektorale me komunitetin shqiptar në New York.

“Fotot e Mandamit që i kam bërë falë një shokut Dritan Fida që më thirri për një event me shqiptarët edhe i njeh se jemi shumë shqiptarë këtu, e donte të dinte më shumë. Duket i vërtetë si në video dhe foto, është njeri i mirë dhe i ëmbël… kollaj mund të flasësh me të, të bësh shoqëri me të”, tha Gashi.

Fitorja e të riut mysliman Zohran Mamdan me prejardhje afrikano-indiane, u cilësua historike dhe Erzeni zbulon si është pritur rezultati i tij.

“Fola me të pak. I tregova që jam mysliman, që jam emigrant. Mua më duket sikur shqiptarët janë për të, kanë besim. Ka kohë që s’ka pasur një atmosferë kaq të mirë se unë që 30 vite jetoj këtu e kam parë këtë qytet duke shkuar poshtë me shtrenjtësi, vështirësi… tash emigrantët kanë frikë në krejt Amerikën dhe kemi besim se do na mbrojë”, u shpreh ai.

Fotoja me shqiponjën shpreson të shumëfishohet, sepse Erzeni ka pasion fotografinë por ka studiuar në sektorin shëndetësor e punon në spital; e beson për një ofertë pune nga kryebashkiaku i ri i New York.

“Ja kam çuar fotot që kam bërë atë ditë dhe i kam thënë që nëse keni nevojë prapë, kisha pasur qejf se më shumë dua fotot e videot sesa punën që bëj”, përfundoi ai./TCH

Related Posts

E FRlKSHME, përgatituni!/Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen…

Një stuhi e fortë gjeomagnetike është duke ardhur, e cila do të ndikojë në rrjetet e energjisë dhe sistemet e navigimit GPS. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur…

Tr*gjıke/ Ndërron jetë fëmija 1 vjeç! U dërgua në spitaI me të vjeIIa por…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku një fëmijë 1 vjeç ka ndërruar jetë. Sipas mediave, i mituri është dërguar në spitaI mbrëmjen e 5…

LAJM I FUNDIT/ Pas vendimit të Kushtetueses, reagon BUJSHËM Erion Veliaj

Gjykata Kushtetuese publikon sot vendimin për ankimin e Erion Veliajt lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës që e shkarkoi si kryebashkiak. Kryetarja e Gjykatës, Holta…

Rama zbulon shifrat, ja sa do të rriten pensionet nga janari

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet pensioneve sipas çdo kategorie. Sipas kreut të…

Publikohet foto e 21-vjeçarit që i ra infαrkt gjatë punës në fabrikë dhe që ambuIanca nuk e shpëtoi

Personi në foto është i ndjeri Juris Becaj, 21 vjeç, i cili hu mbi jetën mëngjesin e sotëm në fabrikën “Sews Cabind Albania” në Bathore. I riu…

N*mi nesër, vjen kthesa e madhe e motit, ja cpritet

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të…