“VRlTNl shqiptarët”, FIFA dënon Serbinë për koret ndaj Shqipërisë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11 tetor në qytetin e Leskovcit. Sipas njoftimit zyrtar, federata serbe është gjobitur me 87,500 franga zvicerane (rreth 93,981 euro) për thirrjet fyese dhe sjelljet e pahijshme të tifozëve gjatë intonimit të himnit shqiptar, si dhe për veprime të konsideruara diskriminuese gjatë gjithë ndeshjes.

Përveç dënimit financiar, FIFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, në të paktën 25% të kapacitetit të ulëseve, për ndeshjen e ardhshme kualifikuese që Serbia do të zhvillojë kundër Letonisë, po në stadiumin e Leskovcit. Gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë, një pjesë e tifozëve serbë u dëgjuan duke bërë thirrje ofenduese, nacionaliste dhe fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke krijuar një atmosferë armiqësore në stadium. Ky veprim është cilësuar si shkelje e rëndë e rregullave të sjelljes së tifozëve në kompeticionet ndërkombëtare.

Pavarësisht presionit të madh, Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë një fitore të vlefshme 1–0, falë golit të Rey Manajt, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Ky është dënimi i radhës që FIFA i vendos Serbisë për sjellje diskriminuese të tifozëve në ndeshje ndërkombëtare, një problem që organizata ndërkombëtare e futbollit e ka konsideruar të përsëritur dhe shqetësues.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…