Kulla që “gllabëron” jetimoren: Zhduket “Zyber Hallulli” për t’i hapur vend luksit

Godina historike e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”, që për dekada ka qenë strehë për breza jetimësh në Tiranë, pritet të shembet për t’i lënë vend një kulle 17-katëshe. Projekti, i shtyrë përpara nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), parashikon që 36 fëmijët që jetojnë aktualisht aty të zhvendosen në një godinë të re në zonën e ish-vilave gjermane, rreth 800 metra larg.

Sipas dokumenteve, trualli prej 7,100 m² pranë Stadiumit “Air Albania” do t’i jepet investitorëve privatë për ndërtimin e një kulle me sipërfaqe deri në 60,000 m² dhe pesë kate nëntokë parkimi. Në këmbim, 45% e sipërfaqes së ndërtimit do t’i kalojë shtetit. Kjo formulë e partneritetit publik–privat është përdorur edhe më herët nga KISH, por shpesh ka rezultuar me përfitime më të mëdha për privatët sesa për interesin publik.

Drejtoresha e jetimores, Valbona Imeraj, deklaroi për mediat se nuk është vënë në dijeni për projektin:

“Nuk di asgjë. Ne po vazhdojmë jetën normalisht dhe po përmirësojmë ambientet këtu ku jemi.”

Mungesa e transparencës dhe e konsultimit publik ka ngjallur shqetësime se prapa projektit qëndron një tjetër rast i xhentrifikimit të Tiranës, ku institucionet sociale po zhvendosen nga qendra për t’i hapur rrugë ndërtimeve luksoze.

Zona e Rrugës së Elbasanit, ku ndodhet “Zyber Hallulli”, është sot një ndër më të shtrenjtat në kryeqytet me çmime mbi 3,000 euro/m², çka forcon bindjen se vendimi është shtyrë nga interesat imobiliare. Ekspertët e urbanistikës e cilësojnë këtë prirje si “spastrim social”, pasi zhvendos shtresat më të brishta në periferi dhe shndërron hapësirat publike në prona private.

Ndërkohë që qeveria shpenzon miliona për projekte luksoze si “Parku i Edenit” pranë Kryeministrisë, strehimi i fëmijëve jetimë po i besohet iniciativës së privatëve, një qasje që shumëkush e sheh si simbol të zhdukjes së kujtesës sociale të Tiranës.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…