“Marrëveshja për pensionet me Italinë është e dështuar!” – Eksperti Hoxha: E domosdoshme, por ja ku çalon

Eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, shprehu shqetësime lidhur me zbatimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet. Sipas tij, marrëveshja është e domosdoshme, por ka probleme që po pengojnë realizimin e saj në praktikë.

Hoxha theksoi se ligji që duhet të njohë vjetërsinë e punës së qytetarëve shqiptarë në Itali nuk po zbatohet si duhet. Ai vuri në dukje mungesën e dokumentacionit të saktë nga ana e shtetit shqiptar, duke bërë që mbi 75% e dosjeve të kenë probleme me të dhënat, dhe se kjo po vonon ndjeshëm njohjen e viteve të punës.

Sipas tij, qeveria shqiptare nuk po e mbështet zbatimin e ligjit, dhe qytetarët vazhdojnë të përballen me vështirësi në marrjen e dokumenteve të nevojshme.

Eksperti paralajmëroi se, pa një sistem të mirëorganizuar dhe të plotë të dokumentacionit të punës, marrëveshja do të jetë 15% e zbatueshme. Ai shtoi se institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë më shumë për të përmirësuar situatën.

Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh: “Marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet është e dështuar. Ligji duhet të njohë vjetërsinë e punës, por nuk po njihet, u tha se do njihet më herët dhe tani po shtyhet dhe një muaj. Ligji nuk po gjen zbatim.

Ligji ka dalë dhe nuk e di pse nuk zbatohet. Qeveria nuk e zbaton. Nuk gjen zbatim, sepse shteti shqiptar nuk ka dokumentacione, që pasqyron vjetërsinë e punës në mbi 75 përqind të rasteve, që kanë probleme me ndërhyrje në të dhëna.

Ka shumë mundësi që shteti shqiptar nuk ka të dhënat në sistem për qytetarët. Qytetarët shqiptarë shkojnë të kërkojnë vërtetimin për punën që kanë bërë dhe nuk i gjejnë e vijnë vërdallë. Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë, edhe pse janë hedhur para për këtë gjë. Punonjësit thonë gjithmonë “po bëjmë përpjekje”.

Marrëveshja ishte e domosdoshme për t’u bërë, por shteti shqiptar nuk ka dokumentacion. Marrëveshja do jetë 15 përqind e realizueshme. Duhet të hidhen në sistem të gjitha vitet e punës të qytetarëve, t’i ketë secili më vete, por nuk i ka”.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…