Si asnjëherë më parë, Altin Dumani flet për bashkëshorten dhe dy vajzat, zbulon kërcënimet: Ato janë mbështetja ime, por nuk janë të lira! Rreziku ndaj meje është rritur

Kryeprokurori i posaçëm Altin Dumani, ka folur si asnjëherë më parë për familjen e tij dhe privimin e anëtarëve të saj nga liria, për shkak të disa kufizimeve të rrepta që rrjedhin nga detyra e tij e rëndësishme, dhe njëherësh e vështirë, për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Në një intervistë 360 gradë për Televizionin Publik Shqiptar, Altin Dumani ka falenderuar bashkëshorten dhe dy vajzat, për mbështetjen e madhe, duke treguar se ato janë dhe këshilltaret e tij më të mira.

“Falenderimi i veçantë shkon për familjen time, për dy vajzat dhe për bashkëshorten, të cilat kanë qenë mbështetëset më të zjarrta dhe këshilltaret më të mira në punën time, qoftë si drejtues por edhe si prokuror i posaçëm.

Ato kanë vuajtur këtë periudhë për shkak të kufizimeve që kishin, sepse në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, dhe ato nuk janë të lira. Kanë kufizime lirie edhe pa vendim gjykate, por pavarësisht kësaj më kanë mirëkuptuar, më kanë mbështetur, më kanë duruar”, rrëfeu Altin Dumani.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, i cili për dy muaj duhet të dorëzojë mandatin, komentoi dhe ndryshimet ligjore për mbrojtjen e kreut të SPAK pas përfundimit të mandatit, nga 2 vite që ishte në 3 vite. Sipas Altin Dumanit, rreziku që i kanoset atij është shtuar.

“Këto ndryshime do të jenë produkt i rrezikut që më kanoset mua si drejtues i SPAK. Nuk mund të jap detaje, por rreziku dhe kërcënimet nga krimi i organizuar është i shtuar, jo vetëm në drejtimin tim, por edhe të prokurorëve të posaçëm”, i tha kryeprokurori i posaçëm gazetares Alba Alishani.

Related Posts

• HOROSKOPI • E premte, 7 Nëntor 2025

Dashi Rutina do e pushtoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Shpeshherë do mërziteni aq shume nga gjerat e zakonshme saqë do bëni edhe çmenduri….

Horoskopi ditor, E premte 7 nëntor 2025

Dashi Rutina do e pushtoje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Shpeshherë do mërziteni aq shume nga gjerat e zakonshme saqë do bëni edhe çmenduri….

U pastruan 7.5 MLN € në tunelin e Llogarasë! Agjenti i shitjes përfitoi me kompaninë e tij Via Constuction për gërmime

Kanë dalë në dritë të dhëna të reja rreth tenderit për Tunelin e Llogarasë, duke ngritur pikëpyetje të forta për manipulim të garave, rritje të kostove dhe…

Edi Rama i jep goditjen e rëndë Belinda Ballukut, liron nga detyra …

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh strukturore në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Këto lëvizje vijnë…

“Mjekët dhe efektivët do përfitojnë rritje rroge për vjetërsi pune”- Kryeministri Rama: Nga 2026, indeksim vjetor i pagave për punonjësit e administratës!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti 2026 do të zbatohet praktika e indeksimit vjetor të pagave për punonjësit e administratës, si qendrore ashtu edhe vendore….

“Lubi Balluku në teɾɾor”- Berisha ‘zbërthen’ mesazhet në dosjen ndaj zv.kryeministres: Tuneli i Llogarasë ka shkuar në 90 mln euro. Shumë shpejt para…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se mesazhet e publikuara në dosjen hetimore që Belinda Balluku shkëmben me Evis Berberin tregojnë se ajo është në terror….