Berisha akuzon:“Ka porosit νr*sje, bashkëpunëtor bandash”! Balla i përgjigjet: Broçkullat e tuaja janë pavlerë, je nën akυzë… Vetëm me autoblindë mund të hysh në Tropojë!

Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, duke thënë se ai ka porositur vr asje dhe se është bashkëpunëtor me bandat.Balla ka replikuar me liderin e PD, teksa i tha se ai nuk ka asnjë akuzë mbi supe, duke i kujtuar Berishës çështjet e hapura me drejtësinë. Sipas Ballës, akuzat që i hidhen vazhdimisht nga Berisha, vijnë për shkak se Balla e ka kallëzuar në SPAK për dosjen ‘Partizani’.

Berisha: Regjistrimi tjetër është Tao që porosit vr asje, dhe bashkë me një prokuror vendosin të djegin denoncimin se kishte porositur vr asje. Bashkëpunëtor bandash që e mbani në krye të grupit.

Balla: Do më duhet të përdor kohën edhe për një replikë ndaj dikujt me të cilin më është dashur të përballem shumë shpesh në këto 21 vite. Kujtoj një koleg të PS që në përballje më të parë në 2005 me individin, më tha ‘Taulant nuk ia vlen të përballesh me të sepse është i paskrupullt dhe të sulmon me shumë të pavërteta që dashur apo padashur të bëjnë pis’. Kolegu në një moment të caktuar erdhi dhe u bë aleat me zotërinë. Ilir Meta ka qenë që ma ka thënë. Me Metën kam qenë koleg, e kam pasur kryetar në FRESH. Gjithë jetën pulitke sa e kishte kundërshtar i tha gjithë të zezat. I them atëherë Ilirit, ‘e kam ndarë mendjen dhe mendoj se gjërat duhen thënë përballë’, ti ngele një komunist i pandreqshëm dhe gjithë jetën vjen këtu dhe thua ‘tha ky, tha ai’. Pastaj i hoqe kolegët nga spitali, i internove… lëri këto dëngal me ne, se nuk hypte kushdo në varkën e djalit të Enver Hoxhës…

Nuk bëhem pishman që të kam kallëzuar për dosjen e ‘Partizani’ dhe pse më duhet të përballoj këtë baltë që më hedh ti përditë. Jam shumë krenar për familjen time, për zonën nga vij dhe shkoj çdo fundjavë, jo si ti që shkon me autoblindë në Tropojë. Kemi dhe një çështje me ty që nuk do flasim dhe ia kemi lënë drejtësisë, zbardhjen e vr asjes shtetërore të 21 Janarit. Jam krenar që nuk kam asnjë akuzë mbi supe siç ke ti që vodhe fushat e Partizanit për t’u pasuruar.

Related Posts

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një reflektimi të vështirë: Rrugëtimit tuaj po i vjen fundi, ndaj…

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

“Më kërkuan t’i hidhja çaj të nxehtë, s’pranova dhe më eliminuan”/ Reagon menjëherë familja e Mateos

Deklarata e rëndë që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale, ku pretendohej se Artan Kola ishte eliminuar nga “Big Brother VIP 5” pasi kishte refuzuar të dëmtonte…

Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Teksa rrugëtimi i “Big Brother VIP 5” po shkon drejt fundit, dinamikat brenda shtëpisë po marrin një tjetër rrjedhë. Së fundmi, një zarf i bardhë ka mbërritur…

Horoskopi ditor, e martë 24 mars 2026

Dashi Sot do jeni shume te përgjegjshëm për çdo veprim qe do hidhni ne jetën sentimentale. Për gjithçka do bashkëpunoni me partnerin dhe ne asgjë çast nuk…

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi j etën dje në Vishnje

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin…

Trump njofton ‘armëpushim’ 5-ditor me Iranin, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të fortë pas deklaratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi për një “armëpushim” 5-ditor…