Parlamenti hap listën e gjinive: nga sot mund të jesh Kapuçino, Kastravec, Banane, ç’të duash

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim projektligjin “Për barazinë gjinore”, me 77 vota pro, 36 kundër dhe asnjë abstenim. Një ligj që, sipas mbështetësve të tij, vjen për “të hequr paragjykimet gjinore”, por që për shumë qytetarë, duket më shumë si një hap për të hequr logjikën nga ligjet.

Jashtë Parlamentit, dhjetëra qytetarë, prindër, aktivistë dhe përfaqësues fetarë protestuan me pankarta ku shkruhej:

“Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, “Mos prekni fëmijët”, “Jo ligjit anti-familje”.

Protestuesit paralajmëruan se kjo është vetëm faza e parë e kundërshtimit të një ligji që, sipas tyre, rrezikon familjen tradicionale dhe vlerat shqiptare.

Nga ana tjetër, mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama e mbrojtën projektligjin si “në përputhje me standardet europiane”. Në përkthim të lirë, kjo do të thotë se Evropa po na mëson të mos e dimë më kush jemi.

Ligji, që teorikisht synon “barazinë e burrave dhe grave”, përfshin formulime që hapin rrugë për vetëpërcaktimin e gjinisë, një nocion që për shumë shqiptarë tingëllon si diçka mes dokumentarit të Netflix-it dhe një fletëvotimi ku mund të zgjedhësh të jesh “kapuçino” në mëngjes dhe “banane” pasdite.

Në fund të ditës, askush nuk e di saktësisht se çfarë do të ndryshojë në praktikë, por një gjë është e sigurt: me këtë ligj, Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në epokën ku gjinia është si Wi-Fi: secili ka të vetën, dhe mund ta ndryshojë kur t’i dojë qejfi.

Ndërkohë, organizatat konservatore dhe Koalicioni “Pro Familjes & Jetës” e kanë konsideruar këtë ligj si “një përpjekje për të zhbërë themelet biologjike e shoqërore të kombit shqiptar”.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…