Zjarr në Tiranë: Qytetarët shpëtojnë gruan, zjᶏrrfikset mbërrijnë me vonesë

Një incident është raportuar pasditen e sotme, më 6 nëntor 2025, në zonën e Tregut Elektrik në Tiranë. Rreth orës 17:00, një bombul gazi ka marrë flakë në ballkonin e një banese, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.

Sipas dëshmitarëve, një grua është ndodhur në banesë në momentin e shpërthimit të flakëve. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të fqinjëve, ajo është nxjerrë në kohë nga apartamenti i mbuluar nga tymi i dendur. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por janë shënuar dëme materiale.

Banorët kanë shprehur shqetësim për vonesën e zjarrfikëses dhe policisë, që sipas tyre kanë mbërritur rreth 30-40 minuta pas njoftimit, në një kohë kur zjarri ishte tashmë shuar nga ndërhyrja e qytetarëve.

Në fund, një qytetar që ndihmoi në ngjarje i ka dërguar JOQ Albania këtë mesazh:

“Përshëndetje! Sot, më datë 06.11.2025, ndodhi një ngjarje në Tiranë, te Tregu Elektrik, rreth orës 17:00. Në ballkonin e një banese mori flakë një bombul gazi. Dëgjova të bërtiturat e një zonje dhe u nisa menjëherë. Hyra në banesë dhe pashë një grua të frikësuar mes flakëve e tymit. E nxora jashtë dhe më pas erdhën edhe persona të tjerë për ndihmë. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, vetëm materiale. Më pas mbërritën vajza dhe djali i zonjës. Shqetësimi më i madh është pse duhet të vonohen 30-40 minuta zjarrfikësja dhe policia. Siç do shihni edhe në videon që kam bërë, tymi kishte mbuluar të gjithë shtëpinë, ndërsa kur mbërriti zjarrfikësja, zjarri ishte shuar falë nesh që reaguam menjëherë.”

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…