E FRlKSHME, përgatituni!/Një stuhi e fortë gjeomagnetike po vjen…

Një stuhi e fortë gjeomagnetike është duke ardhur, e cila do të ndikojë në rrjetet e energjisë dhe sistemet e navigimit GPS. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se aktualisht është në nivelin G3, në një shkallë nga G1 (e dobët) në G5 (ekstreme).

Fenomeni, i raportuar nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA), po prish fushën magnetike të Tokës dhe do të vazhdojë të paktën deri më 7 nëntor.

Stuhia shkaktohet nga një seri shpërthimesh diellore dhe nxjerrje masive koronale, të cilat janë plazma, gaz i jonizuar i përbërë nga elektrone dhe protone. Sipas ekspertëve, aurorat spektakolare mund të ndodhin në gjerësi gjeografike më të ulëta.

“Që nga ora 9 e mëngjesit (me orën tonë) të së enjtes, fusha magnetike është shqetësuar në nivele të forta”, shpjegon Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore në Universitetin e Triestes, “një stuhi gjeomagnetike e klasit G3.

Që nga pasditja e së mërkurës, fusha gjeomagnetike është shqetësuar nga nivele të vogla dhe të moderuara, një stuhi gjeomagnetike e klasit G1 dhe G2.”

Më 5 nëntor, sqaron ai “u emetuan 15 shpërthime rrezesh X të klasit C dhe tre të klasit M; deri në orën 9 të mëngjesit të së enjtes, ishin emetuar nëntë shpërthime rrezesh X të klasit C dhe një të klasit M.”

Shpërthimet diellore maten në pesë klasa (A, B, C, M dhe X), në rend rritës të fuqisë. Uebsajti i motit hapësinor Spaceëeather.com parashikon “nxjerrje të mëtejshme koronale deri më 8 nëntor”.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…