‘Do ta νr•s, se na ka çarë by**ën’, rrëfimi i dëshmitarit kryesor në νr*sjen e picierit, Indrit Islamllari

Janë zbardhur detaje të reja nga vr asja makabre, e picierit Indrit Islamllari, i cili u godit disa herë me th ikë në gjoks, bark dhe krahë nga Filip Shehu, duke i shkaktuar vd ekjen e menjëhershme të riut.

Ngjarja u rregjistrua në ambjentet e brendshme të lokalit “City Lounge” pranë kompleksit “Kika 2”, ndërsa si mjet prerës është përdorur një th ikë guzhine me mbishkrimin “Tramantina” “Made in Brazil”.

Aktualisht autori i krimit Filip Shehu, është arrestuar dhe mbyllur në masën e “arrestit në burg” ndërsa ka pranuar të gjithë përgjegjësinë penale, duke shfaqur dhe pendesë gjatë marjes në pyetje në policinë e Tiranës.

Por policia ka administruar në dosjen hetimore dëshminë e njërit prej puntorëve të kësaj piceriu, Artur Fejzulla, i cili ka treguar me detaje të gjithë dinamikën dhe përpjekjet që ka bërë për të ndaluar Filip Shehun në mënyrë që ai të mos vijonte të qëllonte me thikë, Indrit Islamllarin.

Por sipas dëshmitarit Filipi i është drejtuar me fjalët: “…do ta vr as, se na ka çarë by**ën…”.

Gjatë marjes në pyetje Artur Fejzulla, i cili punon si picier në këtë restorant, ka deklaruar se janë 2 piciera, ai dhe Indrit Islamllari, kanë dhe një ndihmës picier i cili quhet Filip Shehu.

Fejzulla, ka treguar se në piceri është dhe kuzhina ku si staf janë 6 gra të cilat quhen Eli, Gisa, Vera, Behane, Zamira dhe një gocë tjetër të cilës nuk ja mban mënd emrin pasi është e re aty.

Në lidhje me ngjarjen ai ka s’qaruar se rreth orës 15:30 ka qenë brenda në ambient, ai vetë, Indriti dhe Filipi, ku në një moment kolegia nga kuzhina e cila quhet Zamira, është afruar aty dhe ka kërkuar pak proshutë krudo.

Indriti i ka thënë: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.

Vetë dëshmitari Artur Fejzulla në këtë moment ka qënë duke pirë cigare dhe ka qenë me kurriz, dhe sapo ka fikur cigaren dhe është kthyer nga kuzhina ka parë Filipin, i cili i ka gjuajtur me thikë Indritit.

Fejzulla, është futur menjëherë në mes për ti ndarë dhe ti heq thikën Filipit, pasi ai po tentonte ti gjuante përsëri, por teksa Arturi i thërriste të lëshonte thikën dhe i ka kapur dorën ndërsa ai (Filipi) thoshte: “…do ta vr as, se na ka çarë by**ën…”.

Dëshmitari ka treguar se ka qëndruar disa sekonda duke mbajtur Filipin, që mos ta lejojë të shkonte përsëri tek Indriti për ti gjuajtur me thikë dhe në një moment është kthyer mbrapa dhe ka parë Indritin të rrëzuar në shesh.

Ai ka shkuar menjëherë tek Indriti për ti parë plagën dhe ka parë që kishtë plagë në kraharor në krahun e djathtë dhe është munduar ti mbajë plagën, që mos të kishte gjakderdhje dhe mos të humbte koshiencën.

Më pas ka shkuar ambulanca e ka marrë Indritin dhe ai ka pritur aty deri sa të vijë policia.

Më tej dëshmitari kryesor i kësaj ngjarje, Artur Fejzulla, është pyetur nga policia nëse i mban mend mirë veprimet që kanë ndodhur aty, si ka nisur konflikti, a kanë debatuar, dhe veprimet e secilit nga personat e përfshirë aty në konflikt dhe ai ka deklaruar se mban mend momentin që ka ardhur kolegia e tyre, Zamira, e cila ka kërkuar proshutë, dhe përgjigjen që i ka kthyer Indriti asaj ishte: “…merre aty dhe prije vet se aty e ke…”.

“…unë kur jam kthyer për një moment, kam parë Filipin që ро е qëllonte me thikë, Indritin…”-ka deklaruar në polici dëshmitari.

Sipas tij ai kujtonte se Filipi e ka patur thikën në dorën e djathtë, thikë pune të cilën e përdorin të gjithë aty tek ambienti i punës.

Kur ai ka ndërhyrë Indriti është larguar dhe ka dalë nga kuzhina dhe ka rënë në tokë ndërsa ai i ka kapur dorën në të cilën kishte thikën Filipit dhe ai e ka kaluar thikën nga dora tjetër ku vazhdonte akoma të thoshte: “…do ta vr as…”.

Është pyetur nëse ka dijeni nëse Filipi dhe Indriti kanë patur konflikte apo debate, ditën e ngjarjes ose dhe ditë të tjera më parë dhe ai ka deklaruar se vetë nuk ka parë gjë debate apo konflikte të tyre, por mesa ka dëgjuar ditën e hënë nga kolegët, Indriti me Filipin kishin patur debat pune ditën e shtunë më 25 Tetor 2025, dhe kanë debatuar për shkak se kur Indriti i jepte ndonjë porosi apo diçka për të bërë Filipi e kundërshtonte shpesh.

Related Posts

Banesa përfshihet nga flakët, vd*s e gjithë familja!

Kajro, Egjipt, 07 Nëntor 2025 – Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në zonën Soubra El Hiama të Kajros, Egjipt, ku gjashtë persona kanë humbur jetën në…

Belinda Balluku është shpallur Non Grata nga SHBA! Gazetari zbulon detajet e rënda: Jane zbuluar para ne DUBAI dhe SHBA, ja cfare pritet te

Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka bërë publike detaje të reja tronditëse nga dosja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e marrë të pandehur nga…

Pastrueses i kalojnë gabimisht rrogën prej 225 mijë euro, merr paratë dhe zhduket

Merr paratë dhe zhduket! Ndonjëherë realiteti e kalon fantazinë, si në rastin e një vajze të re e cila u zhduk, pasi i kishin hedhur gabimisht në…

E rëndë në Berat! Ndërron j*të 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti teksa punonte. Sipas njoftimeve, viktima, i…

“Paketa e Maleve”: 56 kryebashkiakë refuzojnë Edi Ramën, nuk dorëzojnë …

Kryeministri u dha ultimatum bashkive që deri më 31 tetor të dërgonin hartat e tokave që do “investohen” nëpërmjet “Paketës së Maleve”. 56 kryetarë bashkish refuzuan ta…

“Jam shumë krenar për të”, Salianji flet për marr*dhënien e tij me Grida Dumën: Jam …

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjatë një interviste për TAR, ka folur për raportin personal me moderatoren Grida Duma, me të cilën përflitet se është në një…