Gjendet trup i dj*gur dhe i pr’angosur në sedilje në një mjet në Greqi. Dyshohet se i përket një shqiptari të njoftuar të zhdukur ditë më parë

Greqi, 7 nëntor 2025
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Skourta, Beotia, në Greqi, ku autoritetet gjetën trupin e një burri të djegur brenda një automjeti të shkrumbuar në një fushë të izoluar. Viktima, e vendosur në sediljen e pasme të makinës, ishte me pranga në duar; hetuesit vlerësojnë se nga momenti i vd ekjes kanë kaluar të paktën dy ditë.

Identiteti i tij ende nuk është konfirmuar, por burime paraprake nga familjarët dhe policia shprehin dyshimin se mund të jetë një shtetas shqiptar i raportuar i zhdukur rreth 24 orë më parë. Sipas deklarimeve të afërmve, personi kishte lënë banesën për në Vilia disa ditë më parë dhe nuk ishte kthyer, çka i detyroi ata të njoftonin autoritetet për zhdukjen.

Hetimet paraprake tregojnë se automjeti ishte i vjedhur dhe me targa të falsifikuara, elemente që ngrejnë dyshime për përfshirje të mundshme të krimit të organizuar ose një ekzekutimi të parametrizuar. Një gjuetar zbuloi automjetin dhe informoi menjëherë forcat policore, të cilat mbërritën në vendngjarje.

Në vendngjarje ka mbërritur Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar; hetimet vijojnë intensivisht për të përcaktuar identitetin e viktimës, motivin e ngjarjes dhe autorët përgjegjës.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…