U bllokuan para pak ditësh, hidhen në erë me shp’ërthim të kontrolluar 3 vilat luksoze në Sauk! Rama ndan pamjet

Një bllok vilash 2-3 katëshe në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë u shemb sot me anë të një shpërthimi të kontrolluar. Vilat ishin ndërtuar në shkelje të lejeve ndërtimore dhe ishin vendosur nën sekuestro më 4 nëntor, pas një inspektimi në terren të ministres së Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Nga hetimet rezulton se në këtë rast janë përfshirë 14 persona, nga të cilët 6 janë ende në kërkim. Pronarja e “Austrian Construction Albania”, Elga Kosta, 55 vjeç, administratori Stavro Suloti dhe arkitektja e projektit akuzohen për ndërtim të paligjshëm dhe janë shpallur në kërkim. Ndërkohë, në pranga kanë rënë inspektorët e IMT-së Gjergji Male, Krenar Rexhepi, Aldo Dubi, Odise Cenaj dhe Endri Dervishi.

Gjithashtu, nën hetim për të njëjtën vepër penale është një inspektore 35-vjeçare, ndërsa tre kolegë të saj janë shpallur në kërkim. Prangat i kanë kapur edhe Bianka Xhumari, 35 vjeç, drejtuese teknike e punimeve, dhe Ritvan Gjikolaj, 36 vjeç, inxhinier i kompanisë. Policia njofton se inspektorët, me mosveprimet dhe veprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin pa leje të tre banesave në një zonë rezidenciale.

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”, shkruan Rama.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…