Bojkot në shkollë për nxënësin agresiv, prindërit mbajnë fëmijët në shtëpi për dy ditë

Në një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për dy ditë me radhë, në shenjë proteste ndaj sjelljes agresive të një nxënësi. Sipas mediave italiane, fëmija në fjalë ka shfaqur shpesh sjellje të dhunshme, duke goditur mësuesit me shqelma, shtyrë shokët e klasës dhe ndërprerë vazhdimisht orët e mësimit. Prindërit thonë se situata ka shkaktuar vështirësi serioze në zhvillimin e mësimeve dhe ka krijuar pasiguri te fëmijët e tjerë.

“Ky nuk është një veprim kundër tij, por një thirrje për ndihmë,” – u shprehën prindërit, duke shtuar se nxënësi ka nevojë për mbështetje profesionale që mësuesit e zakonshëm nuk mund ta përballojnë vetëm. Fëmija, i cili është transferuar në Firence vetëm dy muaj më parë bashkë me familjen e tij, mbeti për dy ditë i vetëm në klasë, nën kujdesin e mësuesve.

Ndërkohë, drejtoria e shkollës është vënë nën presion për të ndërhyrë dhe për të siguruar mbrojtjen e të gjithë nxënësve. Drejtori i institucionit ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e shtimit të një mësuesi ndihmës për klasën, i cili do të mbështesë situatat e vështira pa qenë pjesë e programeve të zakonshme të mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta. Prindërit presin që zgjidhja të vijë sa më shpejt, për të rikthyer normalitetin në mësim dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve të tyre.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…