Skip to content

Ak*sident në mesnatë! Dy persona humbin j*tën, shoferi tjetër, në gjendje të dehur, arrestohet

Një aksident i rëndë me pasojë vd ekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, dhe tjetri me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën në vend drejtuesi R. H. dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Hetimet e para dyshojnë se aksidenti është shkaktuar nga pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit që drejtohej nga 33-vjeçari A. Gj., i cili rezultoi në gjendje të d hur në momentin e ngjarjes. Reshjet e dendura të shiut në zonë kanë ndikuar gjithashtu në përkeqësimin e kushteve të qarkullimit.

Drejtuesi i dehur është arrestuar në flagrancë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Published inTë fundit