‘Beni ynë nuk ia doli’! Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit të PS-së, mesazhi i ndjerë: Familjes sonë do i mbetet shpirti i përvëluar

Vëllai i ish-deputetit të PS Petro Koçi është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një mesazh të ndjerë, ish-deputeti shkruan se familjes së tyre do t’u mbetet shpirti i përvëluar.

“Shendeti i lig i bëri pritë të pabesë”, shkruan etro Koçi teksa thotë në mesazh se lufta e vëllait të tij me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe përfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tonë, bashkëshortes e fëmijëve të Benit e sidomos nënës tonë që me humbjen e Benit, pas humbjes së vëllait tonë të vogël Arjanit vetëm 26 vjec në 1998 en, do u mbetet shpirti i përvëluar”, shkroi ai.

Postimi i plotë

Beni yne nuk ja doli dot!

Nder 5 djem qe shtuan familjen qe krijuan babai dhe nena jone, Beni ishte i dyti. Lindi ne Fier, ne 13 Shkurt 1964.

Edhe se i rritur ne kushtet e vetekuptueshme te nje familjeje ne veshtiresi ai shpejt u shnderrua ne nje djalosh energjik dhe me shpirt sportiv.

8 vjecaren e kreu te Shkolla Andon Xoxa e me pas vijoi ne nje shkolle teknike per te plotesuar etjen dhe pasionin per fushat teknike dhe elektronike. Punoi disa vjet si teknolog ne Azotik, Fier. Dallohej per nje shpirt krenar e te paster. Ndersa mberriti ne moshen e duhur per te krijuar familje e sfidoi shoqerine dhe mentalitetin e kohes duke u lidhur krenarisht me shoqen e jetes, Vasilika Gjikopullin, mbese e te pushkatuarit politik Milto Gjiokopulli. Beni nuk iu dorezua as presionit shoqeror e as atij familjar, duke i mbetur besnik zgjedhjes se tij shpirterore.

Familja e re lindi dy femijet Xhinen dhe Vasilin. Hapja e kufijve solli dhe ikjen e Benit si emigrant drejt Greqise. Per te siguruar familjen beri pune te veshtira e te mundimshme. Para disa vitesh u kthye ne qytetin e lindjes Fier.

Me duar te arta e shpirt punetor te palodhur vijoi te udheheqe familjen e tij fierake.

Por shendeti i lig i beri prite te pabese. Lufta me diagnozen onkologjike vijoi thuajse nje vit e gjysem dhe perfundoi duke u gdhire dita e sotme.

Jeta vazhdon, por familjes tone, bashkeshortes e femijeve te Benit e sidomos nenes tone qe me humbjen e Benit, pas humbjes se vellait tone te vogel Arjanit vetem 26 vjec ne 1998 en, do u mbetet shpirti i perveluar!

Related Posts

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Nga Hygerta Sako e deri tek Getoar Selimi, dalin EMRAT VIP të Big Brother të këtij edicioni (17 PERSONAZHE)

Ende nuk ka një datë të saktë se kur edicioni i 5-të i formatit Big Brother VIP Kosova do të nisë këtë fundit, por supozimet për pjesëmarrësit…

Tre shenjat më me fat sot – e shtunë 8 nëntor 2025

Qielli i sotëm sjell një frymë të re optimizmi dhe lëvizjeje. Disa shenja ndihen më të lehta, më të sigura në vetvete dhe gati të marrin në…

Ak*sident në mesnatë! Dy persona humbin j*tën, shoferi tjetër, në gjendje të dehur, arrestohet

Një aksident i rëndë me pasojë vd ekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 01:30 të mesnatës në aksin rrugor Lezhë–Milot. Ngjarja ka përfshirë dy automjete,…

Histori e trishtë familjare: nënë dhe bir gjenden të pajetë pas disa ditësh pa kontakte

Një ngjarje e trishtë ka tronditur zonën e Rafinës në Greqi, ku një grua e moshuar dhe djali i saj u gjetën të vdekur brenda banesës së…

Banesa përfshihet nga flakët, vd*s e gjithë familja!

Kajro, Egjipt, 07 Nëntor 2025 – Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në zonën Soubra El Hiama të Kajros, Egjipt, ku gjashtë persona kanë humbur jetën në…