Sekuestrohen PASURI me vlerë 12 MILIONË EURO të dy BIZNESMENAVE të njohur! Hotele, lokale dhe apartamente, dyshohet se…

Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme. Në njoftimin e policisë thuhet se pasuritë e sekuestruara i përkisnin Kristi Qiricit alias Jetmir Hoxha, dhe Adriatik Kalemit.

Kristi Qirici është një prej krerëve të grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë. 43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK i janë sekuestruar sot një hotel 6-katësh dhe një hotel 4-katësh.
Më 6 mar të këtij viti, GJKKO vendosi në sekuestro preventive 90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, të cilat i përkisnin Qiricit dhe 2 të tjerëve.

Specifkisht, në pronësit të Kristo Qiricit SPAK evidentoi dhe sekuestroi 15 pasuri, thuasjse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.

Ndërsa Adriatik Kalemit, i cili është në burg si i dyshuar për vrasjen e Edmond Papës, i janë sekuestruar: Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m². Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m². Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m². Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër. Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Më 4 tetor të vitit 2024, Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, për Adriatik (Andrea) Kalemin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe strehimin e përkrahjen e të kërkuarit Andreë Bode (i arrestuar bashkë me të më 28 Gusht), ky i fundit nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa dy vite më parë (2022).

Adriatik Kalemi u kap edhe me 45 mijë euro cash, si dhe arsenal armatimi, teksa dyshohej se po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait të tij.

Njoftimi i policisë:

Identifikohen dhe vihen në sekuestro pasuritë me vlerë 12 milionë euro që i përkasin 2 shtetasve me precedentë penalë ndaj të cilëve kanë nisur hetimet.

Pasuritë e sekuestruara janë në emër të shtetasve Kristi Qirici alias Jetmir Hoxha dhe Adriatik Kalemi.

Policia e Vlorës njofton se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, në vijim të punës për hetimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga të ardhura të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste, dhe pas regjistrimit të procedimeve penale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kanë nisur hetimet konkretisht:

Në ngarkim të shtetasit K. Q., alias J. H., 43 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 07.09.2025, i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit, me datë 24.10.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Hotel 6-katësh, me 37 dhoma, sipërfaqe ndërtimi 248 m² për kat + garazh 440 m², në Sarandë.

Hotel 4-katësh, me 15 dhoma + lokal, sipërfaqe ndërtimi 160 m² + 80 m², në Sarandë.

Në ngarkim të shtetasit A. K., 53 vjeç, banues në Sarandë, me precedentë kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, trafiqeve dhe narkotikëve, si person i dyshuar për kryerjen e vepërs penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lidhur me këtë rast, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 31.07.2025, ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi, konkretisht:

Në Sarandë: Lokal shërbimi 103 m² dhe pasuri 123.1 m².

Në Tiranë: Apartament 78.4 m², parcelë ndërtimi 60.12 m², dyqan 103 m² dhe arë 800 m².

Në Rradhimë, Vlorë: Pasuri 36 m², pasuri 485 m² dhe pasuri 619 m².

Në Memaliaj, Tepelenë: Pasuri 386 m², truall 650 m² dhe një pasuri tjetër.

Pasuri të luajtshme: 1 mjet lundrues, 4 automjete dhe 12 llogari bankare.

Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre.

Related Posts

Furgoni ishte KUNDRAVAJTJE dhe u përplas me makinën e saj/ Vdes nëna e katër fëmijëve, vajza e vogël në gjendje të rëndë!

Një nënë e katër fëmijëve u vra dhe vajza e saj u plagos rëndë kur një furgon i cili ishte kundravajtje u përplas me makinën e tyre….

‘2026, viti i tr*nditjeve boterore’, astrologia ben paralajmerin e forte! Vit nis mbare, por..

Viti 2026 pritet të sjellë tronditje, fillime të reja dhe një kthesë të fortë në rrjedhën globale. E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia…

PLAS gr*shti në SPITALIN e Tiranës/ Arrestohet mjeku, g*diti kryeinfermieren!

Një incident ka ndodhur në Tiranë, ku një mjek ka goditur kryeinfermieren. Sipas shtetasit me iniciale J.H., 53 vjeç, kryeinfermierja nuk ka zbatuar një protokoll mjekësor. “Specialistët…

Miliarderi Elon Musk publikon Iphone-in e MADUROS?! Mesazhet që po bëjnë xhiron e rrjetit!

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndezur rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një meme virale që paraqet një pamje fiktive të iPhonit të “konfiskuar” të presidentit të Venezuelës,…

Uji futet në burgun ku ndodhet Erion Veliaj, përmbyten tetë qeli

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte, reshjet e dendura të shiut kanë “paralizuar” një pjesë të mirë të qyteteve shqiptare. Situata problematike…

“Po vdes të të përqafoj, s’di si po mbaj veten!”/ Miri jep mesazh me kode Selinës, ja si i përgjigjet ajo… (Video)

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania situatat nuk kanë fund. Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh vendosi që banorët e izoluar në dhomën e “Akuariumit” të…