Gazetarja çame: I dhamë bukë e ujë gazetarit grek në Qafë Botë, ai shkroi pas dy ditësh se ne ishim ekstremistë!

Gazetarja Luela Myftari ka treguar së fundmi një histori të kësaj vere që sapo lamë pas, me një kolegun e saj grek në Qafë Botë, ku ajo dhe të rinj të tjerë ishin mbledhur për të nderuar kujtimin e familjarëve të vrarë në Çamëri. Ajo ka treguar një ngjarje me njoë kolegun e saj grek, të cilin pasi e kishin ndihmuar me ujë dhe bukë në vapën përvëluese, ai kishte shkruar dy ditë më pas në mediat e vendit të tij se të rinjtë ishin ekstremistë.

“S’ka gjë më të trishtë se të presësh në shtëpinë tënde dikë, që do të shkruajë për ty nga qoshja e shtëpisë që ndoshta nuk është e tij, se je ekstremist. Ti e pret këtë nga dikush që të ka marrë oborrin e fëmijërisë, por sërish ndjen dhembje.

I zgjat ujin, se ende nuk e ke humbur humanizmin, se je rritur me dashuri. Zgjat ujin, ndonëse e di që edhe mund të të zgjasë edhe helmin. Por shpreson se ai nuk është si të parët e tij. Është gazetar si ti… Mendon se humanizmi, dashuria është zgjidhja, por harron që ka njerëz që ndoshta s’e kanë njohur dashurinë”, shkruan gazetarja Luela Myftari.

Episodi që ajo tregon, ka ndodhur më 27 qershor 2025, në zonën e Qafë Botës, e cila është njohur nga parlamenti i Shqipërisë si dita e gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë.

Gjatë sulmit mbi popullsinë civile, u dëbuan mbi 30 mijë shqiptarë myslimanë dhe u vranë mbi 3 mijë të tjerë

Related Posts

Përplasja me BE, Sali Berisha nuk tërhiqet: PD do bëjë çdo gjë për anulimin e ligjit, edhe referendum

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, iu kthye ligjit për barazinë gjinore. Berisha vijon kritikat ndaj ligjit për barazinë…

Miliarda euro pasuri! Nga veriu në juglindje, ja cilat janë zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike, që janë analizuar nga Fondacionit Europian të Trajnimeve, pjesë e…

Shkencëtarja Shqiptare që po mahnit Italinë

Prof. Dr. Egesta Lopci – krenaria shqiptare në mjekësinë bërthamore Prof. Dr. Egesta Lopci është një nga emrat më të spikatur të shkencës shqiptare në mjekësinë bërthamore….

Uji del me presion si shatërvan disa metra i lartë! Shpërthen rrjeti i ujësjellësit afër spitalit në Elbasan

ELBASAN- Një defekt i rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të spitalit rajonal të Elbasanit, ku ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit. Pamjet e siguruara nga vendngjarja…

Përurohet ‘Skifteri’ i Kosovës!

KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot “Skifteri”-n, dronin e parë të prodhuar në Kosovë, i ndërtuar nga kompania “Future Minds Academy” në Gjilan. Përmes…

“Paqja fiskale” nis nga 1 janari dhe do të zgjasë tre vite: Kush do të përfitojë dhe si?!

Një nga premtimet kryesore të qeverisë në fushën ekonomike është “Paqja fiskale”. Sipas Ministrisë së Financave, nisma do të fillojë të zbatohet nga 1 janari 2026 dhe…