PAMJET – Nuk fshihen më/ Sara ndan momentin me vajzën dhe Erik Fullanin

Prej muajsh tashmë, në qarqet e showbiz-it flitet për një romancë të re mes blogeres dhe sipërmarrëses së njohur, Sara Hoxha, dhe Erik Fullanit. Zërat nisën të shtoheshin sidomos gjatë verës, kur qarkulluan pamje të tyre së bashku në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, të dy kanë qenë jashtëzakonisht të rezervuar, duke mos e konfirmuar apo mohuar kurrë këtë lidhje. Por së fundmi, një detaj nga vetë Sara Hoxha duket se i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve.

Ajo postoi në Instagram një moment të ëmbël familjar. Në video, Sara shfaqet duke hapur qeset me ushqim nga “Frit” – biznesi i ri që ajo vetë e zotëron në Shqipëri – së bashku me vajzën e saj, Poin. Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një palë duar të tjera që ndihmonin në hapjen e paketave.

Syrit të mprehtë të ndjekësve nuk i shpëtoi ora e dorës që mbante personi në fjalë.

Menjëherë u bë lidhja: është e njëjta orë luksoze dhe karakteristike që Erik Fullani mban vazhdimisht dhe e ka shfaqur shpesh në postimet e tij. Për të vënë “vulën”, vetë Eriku kishte postuar pak më parë një video ku tregonte pikërisht atë orë, teksa shijonte ushqimin nga i njëjti brand.

Ky detaj i dyfishtë – prania e Erikut në shtëpinë e Sarës në një moment familjar me vajzën e saj, dhe “tradhtia” nga e njëjta orë po merret si konfirmimi jozyrtar, por i padiskutueshëm, i lidhjes së tyre.

Pas pamjeve të verës, ky duket të jetë hapi tjetër që vërteton se çifti ka vendosur të mos fshihet më. /Prive

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…