Goditet banda e priftërinjve në Greqi, bashkëpunonin me shqiptarë për trafikun e dr ogës (Detajet)

Një grup priftërinjsh që ishin të implikuar edhe në një rrjet të trafikut të dr ogës është zbuluar nga autoritetet greke.

Mediat vendase shkruajnë se një prej tyre, 46-vjeçar, kur nuk kryente aktivitet kriminal, njihej si “Youtuber” ku publikonte video dhe foto si model, këngëtar dhe kuzhinier.

Ai është një nga tre priftërinjtë e arrestuar gjatë një operacioni të madh policor që synonte shpërbërjen e një organizate kriminale që trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane, si dhe emigrantë të paligjshëm.

Sipas mediave greke, tre burrat punonin me një grua 52-vjeçare, e cila ishte gjithashtu kreu i bandës, dhe një burrë 42-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare. Sipas akuzave që rëndojnë mbi ta, klerikët luanin rolin e “transportuesit”. Në të njëjtën kohë, ata ishin përgjegjës për ruajtjen dhe trafikimin e mëtejshëm të dr ogës.

Hetimi i Agjencisë Kundër Dr ogës zbuloi se autorët e krimit fshihnin dr ogë edhe brenda një kishe në Rrugën Liosion, ndërsa i dyti prej tyre po trafikonte në oborrin e kishës. Duke përfituar nga pozicioni i tij, edhe prifti i tretë ishte marrë me trafikimin dhe transportimin e emigrantëve.