A po e humbasin Plazhin e Madh, shqiptarët e Ulqinit?

Një pjesë e madhe e plazheve në Plazhin e Madh të Ulqinit i është dhënë kompanisë Eagle Hills pas tenderimit për qiradhënien e zonave bregdetare. Sipas burimeve të Primorskog portala, kjo kompani ka ofruar shumën më të lartë të qirasë për 30 nga 40 ofertat, duke siguruar kështu shumicën e hapësirave në këtë zonë turistike.

Eagle Hills është një kompani ndërtimore private nga Abu Dabi, e njohur për investime në pasuri të paluajtshme dhe projekte të mëdha, si “Beograd na vodi”.

Tradicionalisht, qiramarrësit e plazheve në Ulqin kanë qenë vendasit, por me këtë zhvillim të fundit, kontrolli mbi plazhet duket se po kalon në duart e investitorëve të huaj.

Disa nga plazhet që janë marrë nga Eagle Hills përfshijnë: “Saranda”, “Adriatica”, “Imperial”, “Hill”, “Mojito”, “Habana”, “Safari”, “Tropikana”, “Koral”, një pjesë e “Pearl Beach”, “Barbosa” dhe të tjera.

Ky ndryshim ka ngritur shqetësime mes vendasve për të ardhmen e Plazhit të Madh dhe qasjen e ulqinakëve në një nga asetet më të rëndësishme turistike të zonës.

Ulqini është një nga qytetet me shumicë shqiptare në Mal të Zi, ku sipas regjistrimit të fundit, rreth 71% e popullsisë deklarohet si shqiptare. Ky fakt e bën edhe më shqetësues kalimin e plazheve nga duart e vendasve tek investitorët e huaj.

Related Posts

Nëna mb*ყt djalin e saj 6 vjeçar, arsyeja përse do t’ju shokojë!

Skena tronditëse u zhvilluan në një tren kur pasagjerët e tmerruar panë një nënë që sulmoi dhunshëm djalin e saj. Prindi u arrestua pranë Disneyland dhe tani…

Horoskopi ditor, e mërkurë 10 dhjetor 2025

Dashi Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje, por kohet e fundit ju kane dale disa probleme te vogla, mire është te mundoheni t’iu gjeni zgjidhje…

U mor në pyetje për “21 Janarin”, Bamir Topi flet jashtë SPAK: Kam qenë Kreu i Shtetit…

Ish-Presidenti Bamir Topi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth 1 orë e gjysmë ku u mor në pyetje për dosjen e 21 Janarit….

I FUNDIT/ Vr*sja e Martin Canit, ja me sa vite Gjykata e Tiranës dënon autorin 15-vjeçar të krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burgim 15-vjeçarin Marjo Përlleshaj, autor i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë në…

Tentoi të ekz*kutojë mafiozin grek, kush është kiIIeri shqiptar! Atentate e eIiminime, ja krimet ku është përfshirë vr*sësi me pagesë (EMRI)

Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp lidhur me një operacion të zhvilluar për arrestimin e 6 personave të akuzuar për tentativën e…

Makina sfidon lumin e fryrë: qytetari rrezikon gjithçka dhe ja del ta kalojë!

Pamje që po qarkullojnë online tregojnë një qytetar që përballet me natyrën e egërsuar, duke kaluar me makinë një lum të fryrë nga reshjet e ditëve të…