Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi, ka kërkuar dorëheqjen e Drejtuesit Politik të PD-së në Berat, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme
Në një reagim në rrjetet sociale, Maliqi thekson se Eno Bozdo duhet të ndjekë shembullin e Bujar Leskajt, “të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat’.
“Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne Lagjen ku kalova femijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut.
Vlerësoj për mundin e kurajon Inxhinier Pavlo Shkarpën, i cili pavarësisht Rezultatit mbetet vlerë për Beratin. Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.
Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat.
Ne do ja dalim! S’ka forcë që na ndalë! Analizë, mobilizim, organizim, shtim radhësh, forcim strukturash, frymë, optimizëm, shpresë, besim, përballje, bashkim, bashkim, bashkim dhe Fitore!”, shkruan Maliqi.