Migena Kodra u v ra nga kunati teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeçe, flet babai: U v ra me fëmijën në gji!

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë vetëm dy vite më parë tronditi opinionin publik. Migena Kodra u vra nga kunati teksa flinte gjumë bashkë me të voglën e saj 2-vjeçare.

Ky i fundit pas vrasjes së kunatës u vetëvra në oborrin e banesës pasi u pa edhe me prindërit, nënën e tij, e cila u çua nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

Ajo asaj kohe pohoi në media se kishte shkuar menjëherë në dhomë pasi kishte dëgjuar të qarën e mbesës, por njëkohësisht dëgjoi dhe të shtënën tjetër, momentin kur i biri vrau veten. Një skenë horrori që mesa duket për atë banesë dhe atë familje do të mbetet gjatë në kujtesë.

Nga ana tjetër mister mbetet e gjithë ngjarja pasi arma e krimit është gjetur larg trupit të kunatit të Migenës, por bashkëshorti i Migenës pohoi asaj kohe se prej një viti nuk ka qenë në orët e natës në shtëpi, pasi ai punon si taksist, turni i tretë.

Por i pyetur nga redaksia e emisionit “Me Zemër të Hapur” asaj kohe ai pohoi se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm që mund të krijonte hidhërim deri në këtë pikë.

Familjarët e Migenës asaj kohe rrëfyen për ngjarjen se ata u njoftuan nëpërmjet medias. Edhe pse kanë kaluar dy vite nga ngjarja e rëndë, të dy fëmijët e Migenës janë në një konflikt të thellë për qëndrimin e tyre me gjyshin dhe gjyshen.

Nga njëra anë i ati i Migenës, Kasemi, rrëfen se prej më shumë se një viti ai po lufton me dhëndrin, sepse kërkon të kthejë në banesë fëmijët, në të njëjtën banesë ku u vra edhe nëna e tyre.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në Neës24, ai ka rrëfyer se pasi e bija ndërroi jetë ka qenë një periudhë shumë e vështirë për fëmijët.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Nuk u vra as në rrugë as në dysheme, por në dyshek me një fëmijë në gji. Vajza e vogël ka qenë në një traumë të jashtëzakonshme, qante tërë natën dhe e zinte gjumi vetëm në mëngjes nga lodhja. Në të njejtën situatë ka qenë edhe djali.
Kujdestarinë e morëm ne sepse nuk kujdesej dot për të dy fëmijët, nuk e përballonte dot.
Ish dhëndri ka shfaqur të meta mendore. Kur merrte një fëmijë në krah nuk i merrte dot të dy. Për fëmijët nuk ka kontribuar asnjë lek”, tha ai

Related Posts

Tragjedi në klasë/ Mësuesi ndërron jetë papritur para studentëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkollën e Mesme “Marco Tullio Varrone” në Cassino, provinca Frosinone, ku mësuesi Enrico Trotto, i angazhuar në lëndët e Historisë…

Rama jep SHIFRAT/ Ja sa lekë do marrin në muaj ELEKTRIÇISTËT dhe INXHINIERËT

“Për të gjithë ata që e konsumojnë dhe paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte…

Sa do të zgjasin ditët me shi? Lajda Porja jep lajmin e papritur: Do të kemi reshje të forta, ja zonat më të rrezikuara

Meteorologia Lajda Porja në lidhje live bëri parashikimin e motit për këtë javë, ku theksoi se edhe ditën e sotme do të ketë vijim të reshjeve. Sipas…

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja

Gjatë kësaj jave të mesit të nëntorit – që nis më 10 nëntor – mund të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë ndryshime: po dalin…

Vr au me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja! Elvis Shkambi shkruan LETËR nga bu rgu: Ndihem …

“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk…

LAJM I FUNDIT/ SPAK thërret ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me hetimet për …

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thërritur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me hetimet për dosjen e “21 Janarit”. Burime për mediat bëjnë me…