Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë pritet të ndodhë nese Berisha refuzon

Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria.

I ftuar në një emision televiziv, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar.

“Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim paqësor. Berisha ka qenë kryeministër, është i detyruar të shkojë. Edhe Basha ishte ministër i Brendshëm dhe natyrisht. Jemi në hetim, nuk jemi në gjyq, nuk janë të pandehur. Por fakti që ndërkombëtarisht kjo kërkohet, që të zbardhet çfarë ka ndodhur, kush i ka vrarë, pse janë vrarë dhe kush u ka dhënë urdhrat, duhet të hetohet”,- tha Ngjela.

Avokati sqaroi se sipas Procedurës Penale, nëse Berisha refuzon fletëthirrjen më shumë se 2 herë, ai do të shoqërohet me forcë në Prokurorinë e Posaçme nga policia.

“Fletëthirrja një herë refuzohet, herën e dytë ata të marrin me dhunë”,- tha Ngjela.

Related Posts

Hiqet bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: Nuk është parashikuar në buxhet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për projektbuxhetin e vitit 2026, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, pyeti ministrin e Ekonomisë, Petrit Malaj, nëse pensionistët…

Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Turqia u godit të hënën nga një tërmet me magnitudë 4.9 gradë të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të…

“Deputetët e PD i dërgojnë sms Ramës”, gazetari zbardh prapaskenat: Ja si i fitojnë postet me një mesazh

Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar në një studio televizive, prapaskenat nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se një pjesë e deputetëve demokratë kërkojnë favore nga kryeministri…

E FUNDIT/ Kërcet th ika në vend, ka të pl agosur dhe të shoqëruar në komisariat

Siç bën me dije policia rreth orës 20:00 në lagjen 24 maji, 30-vjeçari B.S është goditur me thikë gjatë një sherri për motive të dobëta. Sakaq, policia…

E keqja e madhe ndodhi! Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rr*zikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë! Ja çfarë po i ndodh

Elton Ilirjani ka ngritur shqetësimin për gjendjen e këngëtares Parashqevi Simaku, duke deklaruar se ajo rrezikon të mbetet sërish e pastrehë, nëse nuk ndërhyhet urgjentisht. Në një…

” Në punë jeni gati të …”/ Horoskopi ditor – E martë 11 nëntor 2025

Dashi Në dashuri, klima është pozitive, me mundësi për sqarime dhe fillime të reja. Shfrytëzojeni këtë ditë për të folur hapur me partnerin/en tuaj. Në punë, mund…