Shkoi për takim romantik, por përfundoi peng: Si u mashtrua 27-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçar ka përfunduar peng dhe i dhunuar, pasi shkoi në një takim që mendonte se do të ishte intim. Sipas policisë, në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa janë shpallur në kërkim Klajdi Limani, Suate Cenoaliaj dhe një 25-vjeçare e përfshirë në plan.

Hetimet kanë zbuluar se gjithçka nisi pasi Kimza, i cili dyshohet si organizatori, kishte zbuluar mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Cenoaliaj, që tregonin se 27-vjeçari e ngacmonte. I revoltuar, ai vendosi të hakmerrej. Përmes shoqes së Suates, Monika Marku, organizoi një takim të rremë në një apartament me qira ditore, duke i dërguar 27-vjeçarit një ftesë që dukej si e një vajze që kërkonte “takim privat”.

Por sapo mbërriti në apartament, viktima u sulmua, u mbajt peng dhe u dhunua fizikisht. Autorët i kërkuan 5 mijë euro për ta lënë të lirë, para që, sipas burimeve, ai ua dha për të shpëtuar.

Pas lirimit, i riu është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, ku më pas denoncoi ngjarjen në polici. Hetimet vazhdojnë për kapjen e tre të kërkuarve të tjerë që ende ndodhen në arrati.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…