Asnjë gjurmë e nënës shqiptare të zhd*kur prej disa ditësh në Itali, familjarët të dëshpëruar: “Na tregoni çfarë ka ndodhur!”

Kanë kaluar javë që nga zhdukja e Floresha Prengut, 35-vjeçares me origjinë shqiptare që humbi kontaktet në Trento më 22 tetor, por enigma që e rrethon fatin e saj vazhdon të thellohet. Deri sot, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj, ndonëse autoritetet italiane janë vënë në dijeni në të gjitha dhe media ka raportuar gjerësisht për rastin prej ditësh.

Familja e saj, e shpërndarë mes Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, jeton çdo ditë me ankthin e fatit të saj. Të afërmit kërkojnë më shumë transparencë dhe një kronologji të qartë të ngjarjeve nga institucionet italiane, të cilat po drejtojnë hetimet.

“Ne duam vetëm të dimë çfarë ka ndodhur. Duam qartësi, duam përgjigje,” shprehen familjarët. Ata falënderojnë policinë për përpjekjet, por njëkohësisht ndihen të braktisur nga mungesa e informacionit konkrete. Telefoni i Floresha Prengut rezulton i fikur prej ditësh, çka e shton edhe më shumë shqetësimin.

Të afërmit janë të bindur se 35-vjeçarja nuk është larguar me dëshirë. “Flora meriton të gjendet. Ajo meriton të vërtetën,” theksojnë ata.

Një detaj i rëndësishëm për identifikimin e saj është se Floresha ka sy blu shumë të çelur, ndërsa njëra qepallë është paksa më e ulur se tjetra një veçori që familja beson se mund të ndihmojë hetuesit dhe qytetarët që mund ta kenë parë.

Ata kërkojnë që të kontrollohet çdo pamje sigurie e mundshme në zonat ku ajo mund të ketë kaluar pas datës 22 tetor, me shpresën për të kuptuar lëvizjet e saj të fundit.

Ndërsa hetimet vazhdojnë, apeli i familjes mbetet i njëjtë: “Kërkojmë vetëm që Flora të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.”

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…