U qëIIua dhe më pas u D0GJ në makinë, dyshohet se t’rupi është i shqiptarit 27-vjeçar nga Tepelena

Një ngjarje e rëndë ka tronditur rajonin e Viotias në Greqi, ku policia ka gjetur një trup të djegur brenda një automjeti, në zonën Skourta, dhe dyshimet e para flasin se viktima mund të jetë një shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, dyshohet se trupi i përket 27-vjeçarit Sulo Halili, me origjinë nga Tepelena, i cili rezulton i zhdukur që nga pasditja e 4 nëntorit. Halili ishte larguar nga banesa e tij në Halkida dhe prej asaj kohe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete. Automjeti i tij personal u gjet i braktisur pak ditë më vonë në zonën e Vilias, afër Athinës.

Përshkrimi i 27-vjeçarit përputhet me viktimën e gjetur: rreth 1.70 metra i gjatë, flokë dhe sy kafe, mjekër dhe një tatuazh me dy trëndafila, një yll dhe disa shkronja në krahun e majtë. Ditën e zhdukjes, ai kishte veshur këmishë të zezë, pantallona xhins të zeza Cargo dhe atlete të bardha.

Sipas të dhënave të para nga autopsia, viktima është qëlluar me armë zjarri përpara se të digjej. Trupi është gjetur i prangosur në sediljen e pasme të një makine të vjedhur në Glifadha, me targa të falsifikuara që i përkisnin një automjeti tjetër në Katerini.

Autoritetet greke po hetojnë pistat e hakmarrjes apo të një larje hesapesh në kuadër të veprimtarive kriminale, por nuk përjashtohet as mundësia që 27-vjeçari të ketë qenë thjesht viktimë e një konflikti të gabuar.

Rezultatet e analizës së ADN-së pritet të dalin në ditët në vijim dhe do të konfirmojnë zyrtarisht nëse trupi i djegur i përket vërtet Sulo Halilit.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…