Mbeti i pl*gosur te atentati në Rinas, si është gjendja e 40-vjeçarit Muçi Shaljani

Euronews Albania ka kontaktuar burime nga Spitali i Traumës në Tiranë për të marrë informacionet më të fundit rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit në atentatin e Rinasit, Muçi Shaljani (Sheqeri). Sipas burimeve nga spitali, gjendja e 40-vjeçarit mbetet e rëndë, ndërsa ai është nën kujdesin intensiv të ekipit mjekësor.

Kujtojmë se një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Viktimë e ngjarjes mbeti Gilmando Dani, 47 vjeç, i njohur për lidhjet me Emiljano Shullazin, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Muçi Shaljani (Sheqeri), rreth 40 vjeç.

Shaljani dhe Dani po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz S” kur ndaj tyre është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e breshërisë së plumbave, Dani humbi jetën në vend, ndërsa Shaljani u transportua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Shaljani ka marrë një plumb në kokë dhe ndodhet në kujdesin intensiv të mjekëve ndërsa dyshohet se është punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Menjëherë pas atentatit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur një automjet i djegur në fshatin Halil, që dyshohet se është përdorur prej tyre për të shpëtuar nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore që lidhin Tiranën me Fushë-Krujën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe për të identifikuar autorët.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…