“Nuk është aspak e drejt”- Rizarta e godet keq produksionin në transmetim të drejtpërdrejt. Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në spektaklin e së martës mbrëma të Big Brother VIP Albania 4, kur banorja Rizarta Hoxha ka akuzuar produksionin se ka transmetuar një bisedë të paautorizuar nga dhoma e rrefimit, duke shkaktuar shqetësim te publiku dhe vetë ajo.

Në klipin që u transmetua gjatë “Prime”-it, Rizartës iu shfaq një bisedë e saj që kishte zhvilluar në dhomën e rrefimit, ku ajo shprehej se nuk i gjykon prindërit e saj, duke thënë se “aq kanë ditur dhe aq kanë bërë në rritjen e saj”. Kjo deklaratë, e cila u transmetua pa pritur, ka tingëlluar jo fort mirë për shumë shikues, duke nxitur reagime të ndryshme.

Në momentin kur iu shfaq klipi, Rizarta reagoi menjëherë dhe shprehu shqetësimin e saj, duke thënë: “Kjo nuk ishte fare e drejte. Ajo biseda që po behej, nuk kisha dijeni që do jepej, që do transmetohej. Fakti që kam qenë skeptike që të vija këtu brenda është pikërisht sepse nuk doja që të transmetoheshin ato fjalë. Nuk është e drejtë, vërtet. Unë mendoja se po bëja një bisedë me psikologen”.

Ndërkohë, prezantuesi i spektaklit, Ledion Lico, iu përgjigj menjëherë Rizartës, duke i sqaruar se ato fjalë nuk ishin pjesë e një diskutimi privat me psikologen, por një bisedë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe se produksioni ka të drejtën t’i transmetojë.

Related Posts

EMRAT/ Kush janë disa nga të burgosurit që u transferuan nga Durrësi në Peqin pas arratisjes së Altin Ndocit

Lulzim Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët…

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, momenti kur të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Durrësi në Peqin

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka publikuar pamjet e transferimit të disa të burgosurve me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga burgu i Durrësit, drejt burgut të sigurisë…

Vr*u djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/ Njerka dënohet me burgim të përj*tshëm, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Një grua 32-vjeçare nga Irlanda e përshkruar si njerka “e keqe”, është dënuar me b*urgim të përjetshëm për vr*sjen e djalit katërvjeçar të të dashurit të saj,…

Stine zbulon arsyet e vërteta të largimit nga ‘Big Brother VIP Albania 5’

Stine ka ndarë mendimet e tij më të thella në lidhje me largimin nga ‘Big Brother VIP Albania 5’ në një intervistë të fundit në ‘Big Brother…

Banesa iu përfshi nga flakët, e moshuara ndërron j*të për shkak të asfiksisë! Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia. Mësohet se zjarri ka rënë në një…

Bllokohet pa afat hyrja drejt Greqisë nga Kakavija, shkak..

Hyrja drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës është bllokuar pa afat, duke nisur nga ora 12:30 e ditës së sotme (ora greke), ose 11.30 ora e…