Sekondat para ekzekutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

Një i ri me trup mesatar dhe me syze po shikohet nga policia e Tiranës si person që ka ndihmuar autorët për t’u dhënë informacione mbi lëvizjet e viktimës Gilmando Dani dhe të plagosurit Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky shtetas është afruar pranë zonës së Rinasit rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit.

Nga kamerat e sigurisë rezulton se, sapo ky shtetas është futur brenda, ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve të aeroportit, për t’u kthyer më pas në vendin ku dalin pasagjerët.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se, sapo kanë mbërritur Dani dhe Muçi, të cilët kishin me vete nga një çantë, personi i dyshuar ka nisur menjëherë telefonatat. Ky shtetas i ka ndjekur nga pas dy personat deri sa ata kanë hipur në makinë, ku sipas informacioneve, qëllimi i tij ishte të tregonte se ku do të ulej shënjestra Gilmando Dani. Sapo dy personat kanë hipur në makinë, i dyshuari është larguar me shpejtësi në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

“Identifikohet informatori nga brenda Rinasit” – Gazetari: Ishte i maskuar me kapele dhe syze
Ndërkohë, Muçi Sheqeri dhe Gilmando Dani janë larguar nga parkimi, kanë kaluar te trau për të bërë një pagesë, dhe sapo kanë përfunduar pagesën, janë nisur në drejtim të rrethrrotullimit. Sipas policisë, një makinë ka ndaluar përpara automjetit të viktimës, duke qëndruar disa minuta pa lëvizur, dhe besohet se ky ka qenë momenti kur autorët kanë marrë sinjalin për sulm.

Sapo automjeti i viktimës i është afruar rrethrrotullimit, nga një “Toyota” kanë dalë tre persona, ndërsa një tjetër ka qëndruar në makinë. Me tre armë kallashnikov është shtënë në drejtim të automjetit “Benz”, ku sipas policisë, qëllimi ishte pasagjeri në këtë mjet.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, për rreth 5 sekonda askush nuk ka lëvizur nga mjeti, por më pas është afruar një person i maskuar me kallashnikov, i cili ka shkuar te dera e pasagjerit dhe ka qëlluar disa herë nga xhami, përpara se të largohej.

Të parët që kanë ardhur në ndihmë kanë qenë qytetarët dhe punonjësit e policisë së Rinasit. Sapo janë afruar pranë “Benz”-it, i kanë kërkuar shoferit të hapte derën, por kjo ka qenë e pamundur për shkak të plagëve të marra në qafë dhe në kokë.

Mjeti “Toyota” i autorëve rezulton me targa greke dhe, sipas kamerave të sigurisë, ka qëndruar përreth Rinasit deri në momentin e ekzekutimit. Shpresë për policinë mbetet personi informator, për të cilin kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Ndërkohë, po verifikohet nëse mund të përftohet ndonjë e dhënë nga makina, e cila rezulton se i përket një kompanie private.

Related Posts

Të gjithë kujtonin se isha vajza e Behar Merës! Roza Lati befason: Mami im prej 22 vitesh ka marredhenie me..

Një nga momentet më prekëse dhe njëkohësisht më të bukura të emisionit “Top Story”, kushtuar ikonave të humorit shqiptar, erdhi nga moderatorja dhe aktorja Roza Lati, e…

U tha se është Mercedesi i tij, Elvis Kosova “humb kujtesën” pas ngjarjes së Rinasit: Zot na ruaj! S’e mbaj mend të kem një makinë të tillë

Elvis Kosova i cili është pronari i një kompanie shit-blerje automjetesh, ka reaguar në një koment në rrjete sociale në lidhje me pretendimet se mjeti tip “S…

10 minutat e vonesës problem për atentatorët, Blendi Fevziu zë keq gazetarin: Kjo është naive! Fluturimet gjurmohen LIVE në telefon

Merin Maçi po raportonte në Opinion mbi dinamikën e atentatit të sotëm të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos…

Ndryshon historia! “Qamilja e gënjeu vajzën, e coi ne…”- Bleona Mata prej 15 vitesh e zhdukur, përfshirja në ngjarje e Begzim Isës dhe historia e 8-vjeçarit të lidhur duar e këmbë!

Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës…

VR*TEN në mes të rrugës politikani i njohur dhe partnerja e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Guatemalës, ku ish-kandidati për kryetar bashkie, Jose Elias Ramirez, është ekzekutuar në mes të ditës. Vrasja ndodhi mëngjesin e…

Zbardhen detaje nga at entati në Rinas/ Autorët erdhën nga zona e Niklës, dy prej ar mëve të gjetura në automjetin e djegur…

Ditën e djeshme, një atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit, i mori jetën shtetasit Gilmando Dani, si dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani alias Sheqeri, i cili…