Tallje e rëndë ndaj futbollistit me ngjyrë në ekranin e RTSH

Një futbollist me njgyrë i skuadrës së Burrelit, Arnold Kwaku Siaw, ka rënë pre e talljeve raciste gjatë një emisioni të RTSH. Nuk dihet nëse për shkak të fokusit të gabuar mbi pigmentin e lëkurës së tij apo paisjeve difektoze elektronike, kur futbollisti u shfaq për tu intervistuar në emisionin “Super Gol”, figura e tij nuk arrinte të dallohej.

Në studio plasi e qeshura mes drejtueses Hygera Sako dhe 3 panelistëve Ardi Behari, Gert Haxhiu dhe Klajdi Kola.

Aq e rëndë u bë situata sa klubi i KF Burrelit u detyrua të reagojë në faqen e vet në Instagram, duke shkruar: “Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin.”

Kulmi në emision arriti kur pasi futbollisti nuk po arrinte të shquhej në ekran, i ftuar Gert Haxhiu, plasi batutën: “Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit na e e zbuloi] sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin”.

Duke dashur të ndrëqe aq sa mund të shpëtohej nga ky shpërthim i hapur racizmi drejtuesja Hygerta Sako u mundua të shpëtojë aq sa mund të shpëtohej, duke thënë se “e kishte fajin LED-i i RTSH-së”.

Kjo e ka bërë edhe trajnerin e Burrelit, Samuel Nikaj të ragojë:“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…