Britania “tregon muskujt” / Dëbon nënën shqiptare e tre fëmijëve, një i porsalindur, drejt burgut të Pojskës! Hyri ilegalisht

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, një prej të cilëve i porsalindur, është bërë femra e parë që dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit të origjinës për të vuajtur dënimin.

Në mes të protestave masive anti-imigracion dhe një ndjenje të përgjithshme në rritje racizmi ndaj atyre që ekstremistët britanikë të krahut të djathtë e quajnë si “pushtim”, autoritetet në vend kanë vendosur të tregojnë “muskujt” duke dëbuar nënën shqiptare, e cila tashmë do të duhet të lërë fëmijët e saj dhe të porsalindurin, për të vuajtur një dënim 4 mujor në burgun e Pojskës në Pogradec.

Krimi i saj është se pak kohë më parë, ajo hyri në Britani duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune.

Prokurorët dhe gjykata janë treguar të pamëshirshëm, duke mos marrë parasysh asnjë rrethanë në kërkesën e saj për të mos u dëbuar.

Ajo studioi inxhinieri kompjuterike në Shqipëri, ku u diplomua në vitin 2019, përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me partnerin e saj, të cilin e kishte takuar në vitin 2018.

“Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por ne e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, i tha ajo gjykatës, raporton gazeta The Telegraph.

“Isha ende në universitet, kështu që i mbarova studimet para se të vija të bashkohesha me burrin tim. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar shumë shpejt pasi u diplomova. Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Jam vendosur në Mbretërinë e Bashkuar me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej tyre.

“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtarja ka vendosur me “dorë të hekurt”.

Related Posts

Zbulohet arsyeja e frikshme si humbi jeten i mituri ne Vlore!

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 4-vjeçar që humbi jetën në Vlorë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe…

‘Sa të jem unë dhe PS nuk rriten pagat e gjyqtarëve’, deklaron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatin mbi pagat e gjyqtarëve, duke u shprehur prerë se nuk do të ketë rritje të mëtejshme të tyre për…

Pse fshihet e vërteta”/ Familja shqiptare u shua në Itali, avokati zbulon detajet e forta

Një tragjedi e rëndë që ka tronditur opinionin publik vazhdon të mbetet e mbuluar me pikëpyetje. Shuarja e një familjeje shqiptare në Itali ka ngritur dyshime të…

“Si brenda si jashtë, ta nxjerr…”/ Mos m’prek me dorë, Rogerti përplaset me Luizin

Hyrja e Luizit në shtëpi ka shkaktuar menjëherë reagime të forta mes banorëve. Ndërsa disa prej tyre u shfaqën të habitur dhe të shtangur nga rikthimi i…

“Kush e fiton BBV5 dhe pse?”/ Luizi e pyet, ja si përgjigjet Selin

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shërbyer për të “skanuar” pretendentët për fitore përmes pyetjeve të tij direkte, duke i…

Lajmi i fundit : S’mund dhe s’do të ketë rritje pagash”, Rama:

Kryeministri Edi Rama u shpreh sërish kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, të paraqitur në Gjykatën Kushtetuese për referencën e pagave,…