Britania “tregon muskujt” / Dëbon nënën shqiptare e tre fëmijëve, një i porsalindur, drejt burgut të Pojskës! Hyri ilegalisht

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, një prej të cilëve i porsalindur, është bërë femra e parë që dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit të origjinës për të vuajtur dënimin.

Në mes të protestave masive anti-imigracion dhe një ndjenje të përgjithshme në rritje racizmi ndaj atyre që ekstremistët britanikë të krahut të djathtë e quajnë si “pushtim”, autoritetet në vend kanë vendosur të tregojnë “muskujt” duke dëbuar nënën shqiptare, e cila tashmë do të duhet të lërë fëmijët e saj dhe të porsalindurin, për të vuajtur një dënim 4 mujor në burgun e Pojskës në Pogradec.

Krimi i saj është se pak kohë më parë, ajo hyri në Britani duke përdorur një pasaportë të falsifikuar rumune.

Prokurorët dhe gjykata janë treguar të pamëshirshëm, duke mos marrë parasysh asnjë rrethanë në kërkesën e saj për të mos u dëbuar.

Ajo studioi inxhinieri kompjuterike në Shqipëri, ku u diplomua në vitin 2019, përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë me partnerin e saj, të cilin e kishte takuar në vitin 2018.

“Nuk kam pasur një martesë zyrtare me burrin tim, por ne e konsiderojmë veten të martuar sepse kemi jetuar së bashku që nga viti 2019 dhe kemi fëmijë së bashku”, i tha ajo gjykatës, raporton gazeta The Telegraph.

“Isha ende në universitet, kështu që i mbarova studimet para se të vija të bashkohesha me burrin tim. Erdha në Mbretërinë e Bashkuar shumë shpejt pasi u diplomova. Kam një familje të madhe në Shqipëri dhe shkoj mirë me ta, por jeta ime është në Mbretërinë e Bashkuar. Jam vendosur në Mbretërinë e Bashkuar me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk mund ta duroja idenë e ndarjes prej tyre.

“Familja ime është shumë e turpëruar për këtë rast pasi nuk jam nga lloji i familjes që futet në telashe. Përpara kësaj vepre penale nuk kisha dënime në Shqipëri ose në Mbretërinë e Bashkuar”, ka deklaruar ajo, por gjyqtarja ka vendosur me “dorë të hekurt”.

Related Posts

2026 është viti i DASHURISË/ Dasma shumë afër për këto shenja të horoskopit

Viti 2026 parashikohet të sjellë momente të lumtura dhe ndryshime të mëdha për disa shenja të horoskopit, veçanërisht në dashuri dhe marrëdhënie. Ata që kanë kaluar periudha…

E BUJSHME! Dalin lidhjet sekrete të viktimave të atentatit me ministrat e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar atentatin ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri. Teksa iu referua qytetarit dixhital, Berisha tregoi lidhjet…

PAMJE TË REJA të atentatit në Rinas/ AUTORËT teksa i zënë pritë si në ”FILMA” dhe qëllojnë me 3 kallashnikovë makinën e Danit

Pamje të reja janë publikuar nga atentati në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku për pasojë mbeti i vrarë Gilmando Dani. Në pamjet e reja shfaqet momenti…

Askush nuk na ndal! Shqipëria në BE, Rama: Ia dolëm! Çfarë pritet pas 5 ditësh…

Kryeministri Edi Rama njofton se më 17 Nëntor në Bruksel do të zhvillohet konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në, për hapjen e grupkapitullit të fundit të negociatave….

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Britania “tregon muskujt” / Dëbon nënën shqiptare e tre fëmijëve, një i porsalindur, drejt burgut të Pojskës! Hyri ilegalisht

Një nënë shqiptare e tre fëmijëve, një prej të cilëve i porsalindur, është bërë femra e parë që dëbohet nga Britania e Madhe drejt vendit të origjinës…