“Gjuajtën mbi 80 pI*umba ndaj Gilmando Danit”, Lala zbulon detajet: Njëri nga autorët nuk ndalej as pasi i …

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar në një emision televiziv ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani, një emër i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit.

Lala përshkroi me detaje momentet e atentatit.
“Ditën e djeshme në mesditë, u qëllua me breshëri kallashnikovi mbi automjetin që drejtohej nga agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani. Janë tre persona të veshur me të zeza dhe me kapele që dalin dhe qëllojnë drejt makinës. Më pas, një prej tyre afrohet tek mjeti, hap derën e pasagjerit dhe qëllon sërish në drejtim të Gilmando Danit, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit,” tha gazetarja.

Sipas Lalës, pamjet tregojnë një nivel të lartë organizimi të autorëve, të cilët kanë vepruar me koordinim të plotë dhe me armë të ndryshme.
“Në një moment, njëri prej autorëve lë kallashnikovin në tokë dhe qëllon me pistoletë drejt Danit, ndoshta për të realizuar një goditje më precize, ose sepse arma automatike mund të jetë bllokuar. Pas të shtënave fatale në kokë, autorët hipin në mjetin e tyre dhe largohen me shpejtësi nga vendngjarja,” shtoi ajo.

Nga hetimet paraprake, janë qëlluar mbi 80 plumba në drejtim të automjetit ku ndodhej Dani, ndërsa Policia e Shtetit po verifikon rrugët e largimit të atentatorëve dhe mjetet e përdorura.
Lala kujtoi se Gilmando Dani ishte liruar nga burgu në vitin 2024, pas disa viteve në qeli për çështje të lidhura me grupet kriminale, dhe prej asaj kohe kishte mbajtur një profil të ulët publik.

“Pas lirimit, Dani ishte tërhequr nga jeta publike, madje ishte fejuar dhe përpiqej të mbante një profil të qetë. Por mënyra se si u ekzekutua tregon se kemi të bëjmë me një atentat të planifikuar mirë dhe me motive që lidhen me përplasjet mes grupeve kriminale,” përfundoi Lala

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…